ARKATANA

Krimi nënshtroi edhe Qeverinë “Mustafa”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sundimi i ligjit, togfjalësh për pushtetarët kosovarë. Prokuroria zotohet se do të bëjë hetime, rezultatet mungojnë.

Qeveria “Mustafa”, njësoj si Qeveria “Thaçi 1 dhe 2” po përfundon e gjunjëzuar para mafisë politike, oligarkisë, para korrupsionit dhe krimit të organizuar, para sfidave të ndershme e të ligjshme për luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, duke përkrahur zhvatjen, plaçkitjen dhe vjedhjen e buxhetit të shtetit.

Në këto kushte kërkohet ndërhyrja e Prokurorisë së Shtetit, e cila nuk e ka të lehtë të zbatojë ligjin pa pastruar më parë vetveten nga njerëzit e dërguar atje nëpërmjet mafisë politike.

Mobi Casa

Por, edhe në këto rrethana, Kryeprokurori i Shtetit ka paralajmëruar se nuk do të bëhen dallime në hetimin e të inkriminuarve, kushdo qofshin ata. “I siguroj qytetarët se hetimet do të zhvillohen në mënyrë objektive, të plotë dhe të gjithanshme, me qëllim që asnjë fajtor të mos i shmanget përgjegjësisë penale. Në këtë drejtim dua të them se nuk do të lejojmë askënd të jetë viktimë e paragjykimeve, mirëpo ligjshmëria nuk do të braktiset për hir të askujt”, ka thënë Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ndërkaq, nga ana tjetër, opozita kërkon largimin e drejtuesve të kësaj Qeverie të kapitulluar. Ish- kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se këta qeveritarë, që kanë bërë marrëveshje antikushtetuese, që do të reflektojë për breza të tërë, tani janë në ndjekje të deputetëve e të përfaqësuesve të opozitës, prandaj ata nuk e meritojnë besimin tonë. “Atyre u ka mbetur vetëm një rrugë, ajo e dorëheqjes. Nëse dikush duhet të ikë nga Kosova, nuk duhet të ikin qytetarët, por ata që e meritojnë, e t’iu hapin dyert atyre që duan dhe dinë të udhëhiqni me vendin”, ka thënë Krasniqi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.