Eko Higjiena

Armend Kastrati: Dritën e kam në zemër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ish futbollisti i Dritës njeherit edhe kapiteni i sajë në periudha të ndryshme Armend Kastrati rikthehet në klubin e tij të zemrës në Dritë pas një gjysmë stinori.

Mesfushori i Dritës Kastrati për një kohë kishte djersit fanellën e Bylysit në Shqipëri dhe tek skuadra e Hajvalisë.

Armend Kastrati i cili njihet si futbollist i pa kompromis në fushë për aventurën në Hajvali thekson.:”Më vjen shumë keq për skuadrën e Hajvalisë e cila gjendet para bankrotit të shuhet një klub siç është Hajvalia është mëkat për njerëzit që kanë kontribuar për këtë skuadër e po ashtu edhe për futbollistët e qytetin e Kizhnicës, por uroj që të mobilizohen dhe të rikthehen në rrugë të mbarë”.

FIDANISHTJA

Kastrati për rikthimin e tij në Dritë është mjaft i emocionuar.”Po rikthehem në klubin e zemrës e di se skuadra e Dritës është në një pozitë shumë të palakmueshme në tabelën e klasifikimit, por shpresoj se së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë të papritur”.

Mesfushori dhe ish kapiteni i Dritës Kastrati ka bërë me dije se do ta jap atomin e fundit për sukseset e Dritës.”Më besoni edhe pse kam zhvilluar karrierën futbollistike jashtë Dritës zemra ime gjithmonë kah rrahur për ngjyrat “bardh e kaltër,” por në këto momente do të jap më të mirën nga vetja për sukseset e klubit, për një kohë kam qenë i lënduar, por gjerë në fillim të pranverës do të jem prapë që me mish e shpirt do të kontribuoj në lojën e Dritës” tha Kastrati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.