ARKATANA

Faktet e PDK-së nxjerrin gjuhën e rrugaçërisë të Lutfi Hazirit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjuha e rrugaçërisë e përdorur në reagimin e fundit të LDK-së, tregon qartë nivelin ku ka rënë partia në pushtet dhe vet kryetari i saj Lutfi Haziri. Ne e kuptojmë panikun që e ka kapluar këtë pushtet dhe frikën nga krimi në të cilin janë zhytur, por ama, kjo nuk e justifikon ketë sharlatanizëm politik të pushtetit, edhe në komunikim publik.

Për dallim nga gjuha e paskrupullt e pushtetmbajtësve, PDK Dega në Gjilan, mbështetet në fakte të pakontestueshme gjë që e bënë komunikimin tonë me publikun, të një niveli të kulturuar dhe me kredibilitet të lartë.

Se ne kemi të drejtë në atë që e kemi deklaruar, e pohon edhe vetë përfaqësuesi i “MoserGroup”, z.Senad Ramaj, në deklaratën e tij publike, ku pranon se kanë bërë punësime dhe favorizime për njerëzit kyç të pushtetit tuaj, e që kjo ju ngarkon direkt me keqmenaxhim bashkë me partnerin privat që i keni bërë Kompanisë “Eco-Higjiena”, qe 3 vite.

ARKATANA

Por, për hirë të opinionit publik ne ua sjellim edhe faktet për involvimet e zyrtarëve të saj në punësime dhe interesa biznesore (siç e potencuam në komunikatën paraprake), të znj. Velentina Bunjaku, kryesuese e KK Gjilan, z. Avdyl Aliu, shef i GK të LDK në KK, që e kemi denoncuar për shkatërrimin e Mullirit elektrik në qendër të qytetit, si njërin nga asetet kryesore të qyteti. Aliu, në kontratën për qiranë me Eco-Higjienën, është treguar më i kujdesshëm dhe ka bërë kontratën në emër të vllaut tij, pastaj, Alban Qerimi, nomenklaturë e LDK-së, menaxher i ATK-së, punësimin e dhëndrit të tij për favore në ATK, e deri tek Ismajl Jonuzi me punësimin e mbesës së tij, për favore në Gjykatë.

Por, edhe më skandaloze nga ana e qeverisë komunale, është paralajmërimi për shkëputje të kontratës për 17 punëtorë të “Eco – Higjienës”. Përgatitjen e listës nga strukturat e z. Lutfi Haziri, duke i njoftuar, së bashku me partnerin privat, 17 punëtorë për ndërprerje të Kontratave të punës, nga 1 Janari 2017. Sigurisht se edhe këtë spastrim e bëjnë për punësime militantësh dhe familjarësh të tyre. Këtë pohim e bënë edhe më të arsyeshëm, tentimi për të dërguar një zyrtari të lartë të LDK-së, z. Jasmin Abdyli në postin e Kryeshefit të kësaj kompanie, edhepse i njëjti ishte suspenduar nga bordi i drejtorëve kohë më parë. Ky pazar politik po bëhet në dëm të këtyre 17 punëtorëve.

Padyshim, presim që prokuroria të merret dhe të shikohen veprimet e këtyre zyrtarëve në keq-qeverisjen dhe keqpërdorimin e pushtetit thuhet në reagimin e Komisionit për zhvillim ekonomik të PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.