UBT

Dështuan me vizat, të japin dorëheqje!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shtohet presioni mbi Qeverinë e korruptuar të Kosovës. Krerët e Qeverisë të japin llogari për mashtrimin e qytetarëve

“Liberalizimi i vizave varet kryekëput nga përparimi që bën Kosova në luftimin e krimit dhe korrupsionit, aspak nga disponimi i BE-së. Zyrtarët e Kosovës po mundohen ta fshehin këtë fakt, pasi ata janë vetë aktorë të një korrupsioni galopant, i cili sot nuk gjendet në asnjë vend të Evropës”, tha deputeti Adem Salihaj

ARKATANA

Shteti i Kosovës po vazhdon të mbetet i vetmi vend i izoluar në rajon, pa liberalizim vizash, edhe në mandatin e Qeverisë PDK- LDK. Përfaqësues të subjekteve politike në pozitë dhe opozitë, analistë politikë, konsiderojnë se tani është momenti kyç që ky lidership që mashtroi qytetarët për vite me radhë, të japë dorëheqje.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, tha për “Kosova Sot” se liberalizimi i vizave ka qenë një premtim i vazhdueshëm elektoral dhe propagandistik i ish-kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të tashëm, nga viti në vit e nga mandati në mandat po del se ka qenë premtim farsë. “Popullit të stërmashtruar të Kosovës i është servuar e vërteta e shtrembëruar se liberalizimi i vizave varet nga disponimi i BE-së, dhe se ata nuk po kanë vullnet për ta bërë këtë. Kjo është plotësisht e pavërtetë dhe është bërë me qëllim të amnistimit të pushtetit. Liberalizimi i vizave varet kryekëput nga përparimi që bën Kosova në luftimin e krimit dhe korrupsionit, aspak nga disponimi i BE-së. Zyrtarët e Kosovës po mundohen ta fshehin këtë fakt. Arsyeja është se ata janë vetë aktorë të një korrupsioni galopant, i cili sot nuk gjendet në asnjë vend të Evropës”, tha Salihaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.