Hysaj kërkohet edhe nga Inter
Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është bërë një prej lojtarëve më të kërkuar.
Ditën e djeshme në skenë ka dalë edhe Manchester City, ndërkohë që në numrin e sotshëm të “Sport Ekspres” raportohet se është Interi që pritet të bëjë ofertën e tij.
Plot 40 milionë euro dhe një lojtar pritet të ofrojnë zikaltrit që duan të “flenë” të qetë për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi Santon dhe D’Ambrozio nuk po i bindin./IndeksOnline/


