Mimoza Shkodra ka një hall të madh
Ka kohë prej se Mimoza Shkodra nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri për fansat e saj.
Por këngëtarja kosovare ka paralajmëruar se ajo tashmë ka filluar punën për këngën e re, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Megjithatë, përmes një fotografie të publikuar në Instagram ka thënë se është në hall të madh.
“Cilen kang me bo”, ka shkruar Shkodra sipër fotos, ku shihet ulur duke menduar.
Këngëtarja duket tejet seksi me një veshje porovokuese.
(Kosova Sot)


