Kristina Bakiu favorite për “Miss World”
20 vjecarja shqiptare që po përfaqëson vendin tonë në konkursin e bukurisë Miss Bota duket që është favorite kryesore për të fituar cmimin e parë në këtë kompeticion bazuar në sondazhet e realizuara nëpër forume të ndryshme.
Kjo për shkak se Kristina disponon një bukuri mesdhetare dhe në fotot e publikuara nga femrat e mbi 130 shteteve konkurente, ajo duket më e bukura.
Në vitin 2013 ajo u zgjodh Miss Universe por për shkak të moshës nuk prezantoi vendin atje dhe u zëvendësua nga Fioralba Dizdari.


