Eko Higjiena

Provojeni dietën me ullinj

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nëse doni ta përtërini trupin tuaj, ta përmirësoni shëndetin dhe, krahas kësaj, të humbni deri në katër kile, atëherë provojeni këtë dietë, e cila zgjat nga 3 deri 5 ditë.

Besojmë se shumica prej jush e dini tanimë se sa të shëndetshëm janë ullinjtë dhe vaji i tyre. Ullinjtë janë të pasur me fibra, aminoacide, kalcium, zink, fosfor, bakër, selen dhe hekur, me vitamina B, C, E dhe R. Në 100 gramë ullinj të pjekur ka rreth 6,3% karbohidrate, 0.8% proteina dhe 10,7% yndyrë. Për këtë shkak mjekët preferojnë konsumimin e 10 deri 12 ullinjve para kafjallit, si parandalim për sëmundjet e ndryshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ja si ta mbani dietën me ullinj

Kafjalli dhe darka: sallatë e përzier me 40 g sallatë rukola, 40 g sallatë të gjelbër, 2 kastravecë të mëdhenj e të freskët, 40 g ullinj të gjelbër, 1 spec i gjelbër, 1 domate, arra indiane, borzilok, pak uthull balsamike, vaj ulliri. Kripa nuk nevojitet, por nëse nuk mundeni pa të, atëherë qitni një sasi të vogël të kripës së detit.

Për drekë dhe darkë hani ullinj të gjelbër dhe të zi, por ata duhet të jenë të grirë. Po ashtu, nuk duhet harruar se ullinjtë e zi kanë më shumë kalori sesa ullinjtë e gjelbër, prandaj për këtë shkak, për një efekt më të mirë të dietës, preferohet konsumimi i ullinjve të gjelbër.

Midis shujtave pini sasi të mëdha të ujit të pagazuar, të rëndomtë, apo mineral. Gjatë tërë ditës nuk duhet të konsumoni më shumë se tri lugë të vajit të ullirit. Gjatë ditës duhet të hani 30 deri 50 gramë pemë me gëzhojë, e më së miri është që ato t’i hani në mëngjes.

ARKATANA

Për drekë duhet të hani: drithëra integrale në sasi të pacaktuar, kështu që hani derisa të ngopeni. Drithërat zieni, respektivisht përgatitni në formë të qullit. Lejohet edhe konsumimi i peshqve, por në sasi të vogël (rreth 150 g), të përgatitur pa yndyrë tjetër, pos me pak hudhër dhe vaj ulliri.

Po ashtu, kjo dietë lejon edhe produkte të qumështit, sikur që janë jogurti, kefiri, qumështi me pak yndyrë, por po ashtu, në sasi të kufizuara.

Nuk duhen konsumuar asnjë vaj tjetër, pos atij të ullirit.

Efekti i dietës

Në fund të dietës, jo vetëm se do të humbni në peshë, por do të vëreni edhe se lëkura juaj është më elastike. Kjo vjen për shkak se thartirat yndyrore që gjenden në ullinj, e normalizojnë metabolizmin dhe stimulojnë djegien e indit dhjamor, por po ashtu rregullojnë edhe krijimin e lipoideve të lëkurës. Këtë dietë mund ta mbajnë njerëzit që nuk kanë probleme shëndetësore dhe ata që kanë kolesterol të lartë. Nëse keni paqartësi, bisedoni me mjekun tuaj.

(Kosova Sot)