Eko Higjiena

Mehmeti: Nuk duhet të pranohet loja e dyfishtë e AAK në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Loja e dyfishtë e AAK-së në nivel lokal nuk do të duhej të pranohej dhe legjitimohej nga LDK-ja në nivel lokal. Është koha kur duhet të qartësohen pozicionet politike në institucione lokale sepse krijohet një precedent i rrezikshëm politik për komunat tjera dhe vendin në përgjithësi në të ardhmen ka shkruar Arben Mehmeti.

“Protesta që është planifikuar të mbahet të shtunën nga opozita në nivel qendrorë, në qytetin e Gjilanit, krijon një situatë jo të qartë politike dhe institucionale në komunën e Gjilanit, dhe është për tu analizuar guximi politik për të qenë bashkëpjesëmarrës në organizim edhe AAK-ja në nivel komunal sepse ajo është pjesë e institucioneve komunale dhe pjesëmarrja në organizim nga AAK nënkupton logjikisht, juridikisht dhe politikisht se edhe qeverisja komunale është bashkëpjesëmarrëse në organizim të kësaj proteste dhe që praktikisht nuk është sinjal i mirë për LDK në nivel komunal sepse është një veprim që shkon kundër qëndrimeve të qeverisë në nivel qendrorë” ka shkruar Arben Mehmeti.

Andaj loja e dyfishtë e AAK-së në nivel lokal nuk do të duhej të pranohej dhe legjitimohej nga LDK-ja në nivel lokal. Është koha kur duhet të qartësohen pozicionet politike në institucione lokale sepse krijohet një precedent i rrezikshëm politik për komunat tjera dhe vendin në përgjithësi në të ardhmen.

Mobi Casa

Edhe sikur të ketë të drejtë opozita në këtë çështje janë rrugët e ndara dhe parimet politike ndryshe në nivel qendrorë të subjekteve politike andaj edhe do të duhej të respektohen qëndrimet e subjekteve politike në nivel vendi sepse janë edhe obligative për nivelet më të ulëta politike.

Gjilani në këtë çështje është model eksperimental në këtë protestë sepse do të ketë efekte politike dhe strategjike në shumë komuna në të ardhmen.

Prandaj përfundimisht do të duhej që rrugët në nivel lokal LDK -AAK këtë të Shtune të ndahen nëse LDK -ja vepron sipas parimeve dhe qëndrimeve politike dhe vetëm në këtë formë tregon seriozitetin institucional dhe u tregon vendin subjekteve politike që dalin e protestojnë me petkun institucional kundër institucioneve që është vështirë të kuptohet nga qytetarët e komunës së Gjilanit ka shkruar Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.