United Hospital

Grupi i grave të Kamenicës planifikon aktivitetet për vitin 2016

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Grupi i Grave të Kamenicës, ka mbajtur takimin lidhur me planifikimin e aktiviteteve për vitin e ardhshëm.

Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i Komunës Begzad Sinani, ekipi komunal i OSBE-së dhe anëtarët e kryesisë së GGK-së.

Takimin e udhëhoqi kryesuesja e grupit të grave Hazbije Myrtaj – Kallaba. Ajo në bashkëpunim me GGK i dhanë disa propozime te ndryshme për hartimin e planit për vitin 2016.

Kryetari i Komunës, Begzad Sinani, kërkoi që të hulumtohet për rritjen e rrjetit të grupit me anëtare të reja sepse ka mjaft femra të interesuara të cilat duan t`i bashkëngjiten GGK-së, që me aktivitetet e tyre të ndikojnë në përmirësimin dhe avancimin e pozitës së femrës në shoqërinë tonë.

Eco Higjiena

Ai premtoi, se mbështetja e kryetarit, për aktivitetet e grupit nuk do të mungoj asnjëherë.

Aksioni i marrë nga Grupi i Grave të Kamenicës për kontrollimin sistematik të nxënësve sipas Nafije Ajvazi po ecën mjaft mirë, deri më tash janë kontrolluar nxënësit në disa lokalitete, ajo bënë të ditur se ky aksion i kontrollimit sistematik të nxënësve të kësaj moshe, do të vazhdoj :”Qëllimi i këtyre vizitave është përcjellja e rritjes dhe zhvillimit të këtyre moshave si dhe zbulimi sa më i hershëm i sëmundjeve të ndryshme”.

Zëvendëskryesuesja e GGK-së Ibadete Bunjaku Ahmetaj tha se jemi Grupi punues me i mirë nga të gjitha Komunat për buxhetimin e përgjithshëm gjinor, pra jemi shembull për komunat tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.