KEDS nuk kursehet, investon edhe në Kabash të Vitisë
Gjilan – KEDS-i ka bërë një investim domethënës në Kabash të Vitisë. Banorët thonë se ky investim e ka përmirësuar dukshëm jetën e tyre pasiqë tani më nuk ka rrezik nga shtyllat elektrike dhe se rryma është më e fortë dhe më stabile. Besnik Ferati menaxher në KEDS thotë se në këtë projekt kanë përfituar rreth 168 konsumator si dhe është vendosur një trafoblind e re dhe 127 shtylla betoni.
Rreth 168 konsumator të Kabashit të Vitisë janë përfitues të projektit të fundit investues që ka realizuar KEDS-i. Banorët shprehen të kënaqur me këtë investim i cili sipas tyre ua ka larguar rreziqet nga dera për shkak të shtyllave të dobëta dhe rryma është më stabile dhe më e fortë.
Gëzim Azizi banor nga fshati Kabash tha për rajonipress se investimi i KEDS-it është një moment shumë emocionues për ta dhe për tërë fshatin. “Tani rryma është më stabile dhe ajo çka është kryesorja fëmijët tani ndihen më të sigurt sepse tash janë vendosur shtyllat e reja” tha Azizi.
Edhe Besnik Ferati menaxher i projekteve në KEDS tha për rajonipress se në Kabash të Vitisë janë vendosur një Trafoblind e re 400kVA, derisa kanë përfituar rreth 168 konsumatorë si dhe komplet konsumatorët e TS-it ekzistues pas shkarkimit nga ndarja e konsumatorëve, janë implementuar 127 shtylla betoni si dhe kemi investuar kabllo të tensionit të mesëm 10kV dhe tensionit të ulët 0.4 kV rreth 15200m (15mij e 200 metra), kanal kabllovik mbi 100m.
Ferati tha se KEDS do të investoj dhe implementojë edhe projekte tjera ku përfitues të drejtpërdrejtë do të jenë banorët e fshatrave, por edhe ata në qytet./rajonipress/


