ARKATANA

Volejbollistet e Dritës, krenaria e sportit gjilanas e kosovar

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të pakta janë ato klube në Republikën e Kosovës në të gjitha sportet të cilat mundë të krenohen me rezultatet e tyre, siç janë Volejbollistet e Dritës, të cilat në çdo edicion të garave ose është kampione ose fituese e Kupës së Republikës së Kosovës.

Historiku i këtij klubi të vyeshëm fillon në vitin 1982 me emrin Taftison, e cila zëvendësohet me emrin Drita 1991 duke korrë rezultate kulminante, duke u bërë ikonë e sportit Gjilanas.

Vashat e Dritës në historikun e saj kanë arritur 6 herë të bëhen kampione të Kosovës, ndërsa edhe 6 herë të tjera ishte nënkampione e Kosovës, ndërsa arriti 8 herë të stoliset me Kupën e Kosovës.

Këto sportiste të mrekullueshme arritën vitrinën e tyre ta stolisin edhe me Superkupën e Kosovës.

Puna e palodhshme në këtë mes shembullor sportiv nuk mbetet pa dhënë rezultate kulminante ato arrinë të bëhen edhe 2 herë kampione të Kosovës në kategorinë e Junioreve ndërsa këtë privilegj e kishin edhe kadetet 1 herë.

Për të arritur të gjitha këto suksese padyshim duhet sakrificë e madhe si në menaxhimin e klubit një ashtu edhe tek puna profesionale me të gjitha kategoritë.
“Jam shumë i lumtur që i takoj këtij mesi sportiv, në mesin tonë gjithmonë e kemi pasur primare punën profesionale që të punohet me kategori të reja dhe në këtë lami ia kemi arritur qëllimin pa punë të kategorive të reja nuk mund të ketë suksese ne së pari e gatuajmë brumin pastaj kërkojmë rezultatin”, shprehet njeriu më meritori i këtij klubi trajneri Lorik Ilazi.

Hidromorava

Ilazi me plot mburrje të gjithë suksesin ia dedikon vet volejbollisteve të cilat në asnjë moment nuk ngurrojnë të japin më të mirën që kanë.

“Dashuria ndaj Volejbollit ka bërë që këto vajza të sakrifikojnë gjithçka për të mirën e klubit në mesin tonë punohet pa ndërprerë edhe në temperatura -20 gradë, por edhe në +40 gradë sakrifikojmë shumë unë edhe nga zemra i falënderojë edhe prindërit e këtyre sportisteve shembullore të cilët kanë besim në punën tonë”, shprehet Ilazi.

Në këtë stinorë këto Volejbolliste shkatërruan gjithçka para vete ato në Superligën e Kosovës nga 7 takime kanë arritur 7 fitore nga 24 setet e mundshme ato kanë arritë të fitojnë 21 sete dhe duke humbur vetëm 3 sosh çka është një rezultat i jashtëzakonshëm në volejbollin Kosovarë.

“Edhe pse është një konkurrencë jashtëzakonisht e fortë këto vasha arritën të tregojnë suksese të mëdha por edhe kulturë të jashtëzakonshme në parket çelësi i suksesit padyshim është mbrojtja e mirë por edhe finalizimet të sakta në anën e kundërt të rrjetës së kundërshtarit”, thekson për ‘rajonipress’ Ilazi.

Trajneri Lorik Ilazi në asnjë moment nuk dyshon në forcën e volejbollisteve të cilat i ka në dispozicion.
“Përpos volejbollisteve të skuadrës së parë të cilat mbi gjysma janë edhe volejbolliste të Përfaqësueses së Kosovës me hapa të sigurt po marshojnë edhe Junioret të cilat kanë potencial të jashtëzakonshëm, do të thotë se KV Drita ka një ardhmëri të ndritur”.

Barrën gjatë këtij edicioni të garave volejbollistet të cilat djersitën fanellën ‘bardh e kaltër’ janë : Amarilda Prenga-Sijoni, Adelajda Prenga, Blinera Jaha, Olsa Syla, Elmira Hasani, Ira Salihu, Venera Kadriu, Blorenta Kadriu, Fjolla Shabani, Lorina Mehmeti e Fjolla Hyseni kontribut të jashtëzakonshëm për të gjitha këto suksese ka dhënë edhe trajneri Valon Zymberi./sylejman ismajli/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.