Fundamenti

Ushqimet (pijet) që jua pastrojnë zorrët

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

A keni menduar për detoksimin veror dhe ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit? Ju këshillojmë që këtë ta bëni me një pije e cila në vete përmban artikuj të mirë për shëndetin dhe për tretjen e ushqimit.

Qumështi acidofil

Ky lloj i qumështit merret si ushqim për forcimin dhe përmirësimin e pasqyrës së gjakut si dhe përmirësimin e tretjes. Ka shije të thartë, përderisa përdorimi i tij ripërtërin mikroflorën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kumbullat e thara

ARKATANA

Kumbullat e thara janë zgjidhja më e mirë për të gjithë ata që kanë probleme me jashtëqitje të parregullt. Tretin ushqimin dhe ndikojnë në përshpejtimin e metabolizmit.

Dardhat

Dardhat, nëse vuani nga kapsllëku, janë artikull i shkëlqyeshëm pasi që nxitin pastrimin e zorrëve. Disa hulumtime kanë treguar se dardhat ngadalësojnë plakjen, pakësojnë rrezikun për sulm në tru, si dhe mbrojnë nga diabeti.

(Kosova Sot)