UBT

Projekt për rininë vitiase për proceset politike dhe zgjedhore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim përfaqësueset e Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), ku është biseduar rreth projektit të këtij rrjeti që ka për qëllim inkurajimin e rinisë kosovare që të përfshihet në proceset politike dhe zgjedhore.

Haliti ka theksuar se Institucionet komunale mbështesin nisma që kanë të bëjnë me rininë në përgjithësi dhe se do të mundohet që të përkrah këtë projekt.

Ndërsa Sihana Bejtullahu dhe Dorotea Sahatçiu nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë, duke folur për rëndësinë e këtij projekti kanë bërë të ditur se qëllimet e projektit do të realizohen në dy mënyra edhe atë me anë të platformës “Fole n’fole” që do të jetë në tri gjuhët shqip, serbisht dhe anglisht, si dhe me anë të debateve publike, takimeve me kryetarët e komunave, simulimeve parlamentare dhe të zgjedhjeve.

UBT

Në takimin me kryetarin Haliti, u vendos që një debat me të rinjtë të mbahet të hënën me 14 dhjetor në Sallën e Kuvendit Komunal në Viti.

Ndërkohë që për të interesuarit, përfaqësueset e këtij rrjeti kanë rekomanduar edhe linkun që të rinjtë mund të njihen më për së afërmi për projektin në faqen www.nfole.org apo ne facebook Fole N’Fole, ndërsa faqja zyrtare është www.ngo-pen.org./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.