ARKATANA

Nuk kalon deklarata kundër formimit të asociacionit të komunave serbe

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Pos pikave të parapara për këtë seancë që i prezantoi kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, nga grupet e këshilltarëve të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nisma-së, u propozua që të hyjë në rend dite një Deklaratë kundër formimit të Asociacionit të komunave serbe, si dhe në kundërshtim të demarkacionit të vijës kufitare. Edhe pse me shumicë votash u arritë që kjo pikë të hyjë në rend dite, megjithatë pas debatit të zhvilluar nuk u arrit që të marrë shumicën e votave deklarata për kundërshtim të marrëveshjeve.

Në seancën e njëmbëdhjetë të radhës së Kuvendit komunal të Vitisë që u mbajt sot, janë shqyrtuar disa pika me rëndësi, ndërkohë që fillimisht janë parashtruar pyetje nga këshilltarët për udhëheqjen komunale rreth projekteve që janë në realizim e sipër, për të cilat këshilltarët i njoftoi kryetari i komunës Sokol Haliti.

Pos pikave të parapara për këtë seancë që i prezantoi kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, nga grupet e këshilltarëve të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nisma-së, u propozua që të hyjë në rend dite një Deklaratë kundër formimit të Asociacionit të komunave serbe, si dhe në kundërshtim të demarkacionit të vijës kufitare. Edhe pse me shumicë votash u arritë që kjo pikë të hyjë në rend dite, megjithatë pas debatit të zhvilluar nuk u arrit që të marrë shumicën e votave deklarata për kundërshtim të marrëveshjeve.

Hidromorava

Këshilltarët e LDK-së dhe PDK-së, mos votimin e kësaj pike e arsyetuan se kjo është nën kompetencën e Institucioneve qendrore dhe jo e nivelit lokal. Ndërsa pikat tjera që u shqyrtuan dhe më pas u miratuan ishin: Propozim Rregullorja për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike dhe propozim vendimi për shpalljen e diskutimit publik.

Draft Rregullorja për dhënien e lejeve mjedisore komunale (LMK) dhe propozim vendimi për shpalljen e diskutimit publik. Propozim vendimi për shpalljen e Zonës ekonomike në kuadër të ZK Budrikë e Epërme. Propozim Vendimi për fillimin e iniciativës dhe veprimeve përgatitore për aplikimin në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë për marrjen e pëlqimit për themelimin e zonës ekonomike në zonën kadastrale Budrikë e Epërme .

Draft Strategjia komunale kundër dhunës në familje 2016-2018. Plani lokal i veprimit për Riintegrim të të Riatdhesuarve, si dhe Rregullorja mbi përshkrimin e detyrave të punës të punëtorëve arsimor, drejtorëve të shkollave, stafit administrativ dhe teknik si dhe organizimin e punës në institucionet edukativo-arsimore në Komunën e Vitisë, e cila u miratua me vërejtjen që i paraqitën këshilltarët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.