Uji Dea

Aktivizohet Shaip Kamberi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjatë këtij takimi u diskutua për problemet me të cilat përballen banorët e tri komunave shqiptare të mbetura padrejtësisht nën juridiksionin e Serbisë. U diskutua gjithashtu edhe për pasivizimin e shtetësisë së banorëve të Malësisë së Bujanocit dhe atyre të Medvegjes, ku u shikuan mundësitë e bashkëpunimit në këtë drejtim mes dy organizmave në gjetjen e një zgjidhje të këtij problemi, duke synuar kthimin e drejtësisë së mohuar tash e sa kohë nga regjimi serb.

Të hënën në Gjilan u zhvillua një takim në mes të Kushtrim Kadriut- koordinator i Lëvizjes Qytetare ”Vatra” dhe kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, njëkohësisht edhe deputet në Parlamentin e Serbisë- z.Shaip Kamberi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për problemet me të cilat përballen banorët e tri komunave shqiptare të mbetura padrejtësisht nën juridiksionin e Serbisë. U diskutua gjithashtu edhe për pasivizimin e shtetësisë së banorëve të Malësisë së Bujanocit dhe atyre të Medvegjes, ku u shikuan mundësitë e bashkëpunimit në këtë drejtim mes dy organizmave në gjetjen e një zgjidhje të këtij problemi, duke synuar kthimin e drejtësisë së mohuar tash e sa kohë nga regjimi serb.

United Hospital

Kushtrim Kadriu njoftoi deputetin Kamberi me gjendjen e rëndë të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Republikën e Kosovës, si në aspektin ekonomik, poashtu edhe në aspektin juridik- me mos pajisjen me dokumente identifikimi nga republika e Kosovës dhe me shlyerjen nga evidencat në komunat e origjinës.

U shikua edhe mundësia e kthimit të këtyre banorëve në shtëpitë e tyre. Deputeti Kamberi njoftoi për angazhimin e madh të tij që është duke e bërë në nivel republikan, për të bërë të mundur zgjidhjen e problemit dhe të pasivizimit të shtetësisë, duke e ngritur këtë çështje edhe në nivel ndërkombëtar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.