Inis Gjoni: Meshkujt janë inferiorë ndaj femrave
Regjisorja Inis Gjoni mendon se femrat kanë evoluuar shumë shpejt dhe tashmë i kanë lënë meshkujt pas vetes.
“Vetë evoluimi i femrës ka bërë që meshkujt të ndihen inferiorë, pasi femrat mund t’ia dalin si mami ‘single’, janë më tepër të shkolluara, kanë mençuri, aftësi për të thithur informacion, pra nuk janë të cekëta”.
“Femra del më lart dhe në fund dalim në konkluzionin se meshkujt janë ata që hedhin botën në erë, ndërsa femrat janë gjithmonë të kujdesshmet”, ka thënë Inisi.
Gjatë intervistës, artistja ka folur për sekretet e bukurisë, dietën e personalizuar që e mban në formë dhe terapinë e saj për një gjendje shpirtërore shumë të mirë. Për të lexuar intervistën e plotë, klikoni këtu. /Telegrafi/


