UBT

KEDS investon në Pozharan, rinovohet komplet rrjeti

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Rreth 350 konsumator kanë përfituar në Pozharan nga KEDS duke vendosur një trafoshtyllë të re, si dhe është rinovuar komplet rrjeti, derisa janë implementuar 141 shtylla betoni thotë Besnik Ferati projekt menaxher në KEDS. Kurse qytetari Aziz Zuka thotë se ky projekt ka ndihmuar shumë komunitetin e këtij fshati pasiqë rrjeti i ri e ka bërë shumë më të avancuar dhe me më pak rreziqe jetën për banorët.

Një investim serioz i KEDS-it në Pozharan ka bërë të mundur rritjen dhe efikasitetin e energjisë pasiqë kabllot dhe rrjeti i mëparshëm nuk i kanë përmbushur nevojat e 350 konsumatorëve.

Projekti i ri i KEDS-it përfshinë vendosjen edhe të një Trafshtyllë e re 250kVA, ku kanë përfituar rreth 350 konsumatorë duke përfshi këtu edhe TS-in ekzistues i cili është shkarkuar pasi që ka qenë i tej ngarkuar dhe në të njëjtën kohë është renovuar komplet rrjeti, janë implementuar 141 shtylla betoni si dhe kemi investuar kabllo të tensionit të mesëm 10kV dhe tensionit të ulët 0.4k V mbi 19400m (19mij e 400 metra), kanal kabllovik mbi 400m thotë për rajonipress Besnik Ferati projekt menaxher në KEDS.

FIDANISHTJA

Banorët ndërkaq e kanë përshëndetur këtë investim tejet të qëlluar dhe të dobishëm për komunitetin.

Aziz Zuka qytetar nga Pozharani tha për rajonipress se ky projekt dhe ky investim i KEDS-it e ka ndihmuar shumë komunitetin e Pozharanit, meqë rrjeti i mëparshëm ishte i vjetruar dhe paraqiste rreziqe të shumëfishta edhe për kalimtarët e në veçanti për fëmijët. “Tani kabllot janë të izoluara dhe mirë të sistemuara kurse energjia është shumë më e fort dhe më stabile” tha Zuka.

Besnik Ferati thotë se është i kënaqur që kabllot e zhveshura tani janë zhdukur. “Largimi i rrjetit nga oborret e shtëpive dhe zhvendosja e tyre nëpër rrugicat e lagjeve duke ua liruar me këtë rast edhe hapësirat e brendshme konsumatorëve si dhe duke ofruar mundësi më të lehtë për ekipet e mirëmbajtjes në rast të ndonjë intervenimi emergjent janë një nga prioritetet tona. Shtyllat e drurit dhe telat e qorientuar e të vendosur pa ndonjë profesionalizëm tani janë zëvendësuar me shtylla betoni dhe me kabllo të izoluara maksimalisht” ka shtuar Ferati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.