Eko Higjiena

Rrugëtimi i Mark Zuckerberg: Njeriu që paraja nuk e ndryshoi asnjëherë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Themeluesi dhe CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscila Chan u bënë prindër. Menjëherë pas publikimit të lajmit, Zuckerberg me anë të një letre zyrtare njoftoi se do të themeloj një fondacion, në të cilin do të investojë 99 për qind të aksioneve të tij në kompaninë Facebook.

Mark Zuckerberg ka lindur në Nju Jork, transmeton Telegrafi, dhe si i ri ai tregoi një interes për kompjuterët. Pra, si një 12-vjeçare ai krijoi një program të mesazheve “Zucknet”, duke përdorur Atari Basic. Gjithashtu kishte koduar lojëra kompjuterike për miqtë e tij.

Ndërsa ndiqte shkollën e mesme ai krijoi një platformë muzikore, për të cilat interes kishin treguar edhe kompanitë AOL dhe Microsoft, interes të cilin Zuckerberg e refuzoi.

Megjithatë, ai nuk tregoi prirje vetëm ndaj kompjuterëve dhe programimit. Si një student i shkollës së mesme ai trajnohej për tu bërë “luftëtarë me shpata”, dhe me shumë sukses.

Në Harvard, ai filloi studimet në vitin 2002, ku edhe kishte fituar aftësi dhe një reputacion si një programues i aftë, transmeton Telegrafi.

ARKATANA

Projektin e Facebook ai e filloi me disa cimerë, dhe shumë shpejt i la studimet për t’iu përkushtuar tërësisht Facebook-ut.

Gruan e tij aktuale, Priscilla Chan e kishte takuar në fakultet.

Para se të mbushte 21 vjet, kompania e tij kishte arritur vlerën e rreth 12,7 milionë dollarëve. Sot, më shumë se 1.55 miliard njerëz përdorin Facebook-un.

Çfarë e bën Zuckerbergun të veçantë është modestia. Ai një pjesë të rëndësishme të pasurisë e dhuron, nuk vozit veturë të shtrenjt (një VW që kushton vetëm rreth 30 mijë dollarë). Gjithashtu ai shoqërohet me të punësuarit e tij dhe komunikon me njerëz të thjeshtë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.