Eko Higjiena

Matoshi: Diversiteti fetar është pasuri e jona

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, e ka falënderuar OSBE-në për angazhimin e drejtpërdrejt në nxitjen e dialogut ndërfetar në Kamenicë, ndërsa diversitetin fetar e ka vlerësuar si pasuri të Komunës së Kamenicës. “Jemi të kënaqur që qytetarët tanë janë njerëz besimtar dhe të grumbulluar rreth besimeve të ndryshme fetare, i falënderojë udhëheqësit fetar për kontributin dhe bashkëpunimin që kanë me institucionet lokale, dhe rolin e tyre sidomos në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi” tha në fjalën hyrëse nënkryetari Matoshi.

Nën organizimin e OSBE-së u mbajt në Kamenicë një Forum diskutimi për dialogun ndër-fetar në Kosovë në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e bashkësive fetare, nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi dhe zyrtarë të lartë të OSBE-së. Fjalët hyrëse në këtë forum i thanë Valbonë Dermaku, Këshilltare Nacionale e të Drejtave të Njeriut dhe Zoltán Imecs Ushtrues Detyre i Drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-se ne Gjilan.

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, e ka falënderuar OSBE-në për angazhimin e drejtpërdrejt në nxitjen e dialogut ndërfetar në Kamenicë, ndërsa diversitetin fetar e ka vlerësuar si pasuri të Komunës së Kamenicës. “Jemi të kënaqur që qytetarët tanë janë njerëz besimtar dhe të grumbulluar rreth besimeve të ndryshme fetare, i falënderojë udhëheqësit fetar për kontributin dhe bashkëpunimin që kanë me institucionet lokale, dhe rolin e tyre sidomos në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi” tha në fjalën hyrëse nënkryetari Matoshi.

Mobi Casa

Në takim u diskutuan edhe u ngritën disa çështje nga përfaqësuesit e bashkësisë Islame Remzi Kastrtati, ai i kishës ortodokse Srdjan Jeremic dhe përfaqësuesi i Kishës Protestante Hilki Berisha.

Qështja e varrezave dhe shpenzimeve të varrimit, objekti i administratës së Bashkësisë Islame dhe bashkëpunimi më i mirë me komunën, me mediat lokale dhe me organizatat rinore ishin disa nga temat e ngritura.

Nënkryetari Fatmir Matoshi, i njoftoi përfaqësuesit e feve se person kontaktues mes komunës dhe bashkësive fetare do të jetë Sylejman Morina, shefi i zyrës komunale për informim, gjithashtu rreth problemeve me të cilat ballafaqohen ata, do të organizohet një takim i përbashkët në komunë në javën e parë të muajit dhjetor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.