Eko Higjiena

PDK akuza kundër qeverisjes komunale në Viti

/ 9 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Keqpërdorimi i buxhetit të komunës së Vitisë mbi kurrizin e qytetarisë nga kryetari i kësaj komune Sokol Haliti nuk ka të ndalur. Për çdo projekt qoftë i qeverisjes së kaluar, qoftë i tanishëm, ai po e keqpërdorë paranë publike, po e keqmenaxhon dhe po e shpërfill me bashkëpartiakët (militantë) të ish LDD-së që edhe ai vet i takon, duke ua kthyer shpinën edhe simpatizantëve të LDK-së thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Viti.

Ende ka ushtrues të drejtorëve të drejtorive tash dy vjet. Ai përfaqëson vetveten dhe klanizmin e tij. Është vet dështimi, është në sjelljen e natyrës së tij të mos marrë përgjegjësi për dështim.

Mashtrimi i qytetarisë prej Sokol Halitit është bërë modë, për secilin projekt të komunës së Vitisë, veçanërisht në asfaltimin e rrugëve, ( shih rrugën për në Tërpezë si po e presin, rrugë e posa shtruar me asfalt). Pastaj, dëmtohet buxheti i komunës për mungesë të sipërfaqes së rrugës së asfaltuar: Pozheran-Sllatinë e poshtme, trotuareve, kanalizimeve.

Po keqpërdoren investimet e donatorët në fushën e bujqësisë e blegtorisë me makinat mjelëse për lopët, ku disa prej përfituesve të donacioneve as që kanë lopë. Ata më vonë po i shesin makineritë. Kështu janë keqpërdorimet, nga udhëheqësit komunal e deri te përfituesit e donatorëve duke manipuluar me projektet investive. Kjo është në kundërshtim me praktikat e mira menaxhuese dhe është shkelje e rëndë e ligjeve fuqi. Kjo është tepër jo serioze zoti kryetar, pse kaq tepër mundohesh që të mashtrosh qytetarinë e kësaj komune.

Keqpërdorimet tuaja z. Haliti po ndodhin qe dy vjet radhazi pa u ndalur me këtë joefikasitet, siç po ndodh edhe me buxhetin komunal për vitin 2016. Buxheti i aprovuar në Kuvendin komunal për projektet investive, është për 900 mijë euro më i vogël.
Edhe ai buxhet që është planifikuar është një planifikim mashtrues, sepse me të po mashtron qytetarinë se do të realizojë, trotuare e kanalizime; kurse në realitet nuk keni përcaktuar lokacionet të cilat janë të domosdoshme që gjatë prezantimit të investimeve duhet të jenë të përcaktuara.

Zoti Haliti, Kuvendi komunal i cili të ka aprovuar këtë buxhet me keqardhje e themi se nuk ka qenë në nivel të detyrës së tij, sepse iu ka dhënë mundësi juve që të manipuloni me qytetarët lidhur me realizimin e projekteve investive, manipulime këto që sillen gati në shumicën e drejtorive. Për këtë lëshim të buxhetit komunal mbanë përgjegjësi edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e cila është dashur t’a anuloj vendimin e Kuvendit komunal të Vitisë në kundërshtim me Ligjin për buxhetin. Këto kualifikime jo vetëm ne që po i japim, por për këso keqpërdorime dhe manipulime ka dhënë vlerësime edhe Auditori Gjeneral i cili ka thënë decitidivisht për ty z.Haliti, citojmë: ”Manipulant i Vlerave” gjatë auditimit të Komunës së Vitisë në vitin 2014.

Të këqijat e tua nuk kanë të ndalur në kurriz të qytetarisë. Duhet të kesh një moral politik. Për nëntë mujorin e 2015, realizimi i projekteve është rreth 44%. Kjo përqindje nuk përputhet me gjendjen në terren, sepse ekzekutimi i projekteve nuk është 44%, por është shumë më i vogël.

U kemi thënë dhe po e përsërisim se nga viti 2014, Kuvendit komunal po i prezantohen pasqyrat e falsifikuara e fabrikuara. Për këtë arsye do të ishte më se e nevojshme formimi i një komisioni të pavarur që të vërtetoj saktësinë e këtyre raporteve periodike financiare.

Ne u kemi rekomanduar me qëllim që gjendja të i’u dal ashtu si do të duhej të ishte, por ju nuk ua veni veshin atyre edhe pse jeni të obliguar t’i respektoni. Shumë obligime të vitit 2014 nuk i keni prezent si obligime dhe se të njëjtat janë paguar në vitin 2015.

Në mungesë të vullnetit politik të kryetarit të komunës zoti Haliti qe dy vite radhazi kanë mbetur pa u finalizuar projektet e ujësjellësve të fshatrave: Sllatinë e epërme, Sllatinë e poshtme, Trestenik, Sodovinë e Cerkezëve e Sodovinë e Jerlive. Këto fshatra përbëjnë afërsisht 1/3 e banorëve të komunës së Vitisë, duke i gënjyer qytetarët se gjëja është obligim i viteve paraprake në shumë prej 100 mijë euro.

E vërteta është se: vendosja e pompave është bërë gjatë vitit 2014 në qeverisjen tuaj dhe për këtë sistem të pompave ju z.Haliti e keni aneks memorandumin e CDI-së në zyrën tuaj që mban datën 05.05.2014 dhe që nga kjo datë ende nuk keni marr asnjë veprim për ta përfunduar këtë projekt madhor dhe jetik për këta qytetarë të respektuar.

FIDANISHTJA

Ju z.Haliti me sjelljet tuaja po shfaqni paqëndrueshmëri në infrastrukturën rrugore, punë shkel e shko dhe mungesë e gjatësisë së rrugëve në bazë të ofertës dhe kontratës. Mirëpo, kësaj radhe po ndalemi dhe po e analizojmë rrugën Pozheran-Sllatinë e poshtme që e cekëm më lartë.

Me ofertë në material tenderues është me gjatësi 2674 metra e me gjerësi 4.5 metra dhe me sipërfaqe 12033 metra; ndërsa e kontraktuar është me gjatësi 1579 metra, me gjerësi 5 metra dhe me sipërfaqe 7895 metra katror. Pra, mungojnë 4138 metra katror asfalt vetëm në këtë rrugë, shndërruar në gjatësi mungojnë 827 metra.

Këso marifetllëqesh ka edhe në projekte tjera. Ky pra është dëmtimi i buxhetit të komunës së Vitisë që është dëmtuar drejtpërdrejt. Po projektet e kanalizimit në fshatin Tërpezë dhe fshatin Smirë pse nuk u paguhet? Mos të harrojmë pa përmendur kanalizimin e fshatit Stubëll që assesi nuk po kryet e nuk dihet përse e për çfarë qëllimi nuk po përfundon?!

Reputacioni dhe imazhi i qytetarisë, i punës së ndershme të tyre në këtë komunë po bie vazhdimisht me këtë keqqeverisje të z. Haliti. Segmentet e tij të instaluara janë pengesat kryesore të zhvillimit dhe perspektivës së qytetarisë, ani pse me resurse të bollshme në: bujqësi, blegtori, pylltari, perimtari etj.

Pra, qytetarët janë ata që më së shumti po heqin e vuajnë nga mungesa e transparencës për zhvillimin e resurseve në këtë komunë, por edhe mosreagimi ligjor i organeve të drejtësisë.

Këto fakte të pa mohueshme, janë bërë storie e vazhdueshme duke degraduar qytetarinë e ndërgjegjshme, përballë atyre që nuk po dinë të menaxhojnë ose më mirë me e thënë se po e keqmenaxhojnë.

Kjo është përgjigja e thjeshtë, por e dhimbshme që po e pasqyron gjendjen reale në komunën e Vitisë. Është kjo klika që zhvat pasurinë e qytetarisë për interesat e tyre. Këta qeveritarë po i fshehin bizneset e familjarëve të tyre apo të militantëve partiak, ndërsa përmes bizneseve mafioze sërish u kthehen paratë familjarëve të z.Haliti. Kjo po bëhet përmes tenderëve korruptiv në mbledhjen e hiseve të tyre me pallogaridhënje, pa transparencë dhe me kamuflazh totale; me emra të firmave tjera e duke u pasuruar stafi i tij klanor e fisnor deri te vet kryetari Haliti. E çfarë i mbetet qytetarit, i cili po duhet të vuaj pasojat e një klase të dështuar politike të kësaj komune.

Në hartimin e projekteve gjatë dy viteve, keni bërë shumë shkelje ligjore; kjo shihet edhe duke i ndarë projektet qëllimisht, favorizoni militantët tuaj partiak, kurse ne dyshojmë paraprakisht, se nuk do të jeni në gjendje t’i kryeni obligimet ndaj hartuesve të projekteve, sepse është shumë për të dyshuar se si i’u janë dhënë tenderët kompanive të ndryshme, kuptohet familjarëve tuaj që janë prapa. Këto marifetllëqe janë të prekshme siç është rasti me ambulancën në Pozheran, shkollën fillore në Beguncë etj.

Në komunën e Vitisë është e njohur për qytetarinë se tenderët nuk mund t’i marr askush tjetër përpos njerëzve të afërt të Sokol Halitit dhe rrethit të tij partiak. Është ky një rreth vicioz i njerëzve të caktuar manipulatorësh me përkrahje të kryetarit Sokol Haliti. Pastaj si do të mundeni të gjeni mundësi për t’i mbuluar diferencat e pagave në arsim për 100 mijë euro duke punësuar militantët tuaj(LDD-ës e më pak të LDK-së ) me shkolla të larta (SHLP)- të e dikurshme. Ju po punësoni mësimdhënës nëpër institucionet arsimore pa mbështetje normative; pa kritere e pa konkurs dhe aq me keq, me ndihmesën e ndërhyrjen e ( SIA- Gjilan), përfaqësues të-MASHT-it.

Mbi 70 mësimdhënës janë mbi normën e lejuar, është përgjegjësi edhe e inspektorëve regjional, që ka të punësuar në sferën e arsimit në kundërshtim me formulën për arsimin fillor dhe të mesëm. Është në kundërshtim edhe me rekomandimet FMN-së e që do të duhej ta zbatonte obligativisht edhe Ministria për Ekonomi dhe Financa bashkë me zyrtarët e MASHT-it. Neve na vije keq prej mësimdhënësve pse po i përmendim këto rregulla, por e vërteta është kjo, kurse njerëzit tjerë, të partive tjera, përfaqësues të kësaj komune as që vijnë në konsiderim për t’u punësuar.

Ne kërkojmë nga z.Haliti që t’i kthehet arsyes e të respektonj rregullat ligjore për secilën fushë dhe të mësoheni për ta respektuar qytetarinë e ndershme të kësaj komune./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.