UBT

Haziri: Çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të Luginës po e rëndon Kosovën dhe Gjilanin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në prag të festave të nëntorit, kryetarёt e dy komunave me shumicё shqiptare nё Kosovën Lindore, Nagip Arifi – kryetar i Bujanocit dhe Ragmi Mustafa – kryetar i Preshevës sё bashku edhe me Jonuz Musliun – kryetar i Kёshillit Kombёtar Shqiptar nё Luginё, kanё qёnduar sot nё mbrёmje nё Gjilan pёr njё takim pune, ku janë pritur nga kreu i Komunës, Lutfi Haziri.

Takimi ishte ftuar nga Faton Bislimi, pёrfaqёsues pёr Ballkan i Ligёs Qytetare Shqiptaro-Amerikane pёr tё diskutuar vazhdimin e punёs sё pёrbashkёt pёr tё ngritur çёshtjen e Kosovës Lindore nё nivel sa mё tё lartё nё agjendёn e politikёs sё jashtme amerikane.

Nё takim u diskutuan aktivitetet e fundit qё janё bёrё nё Washington, DC pёr çёshtjen e Luginёs si dhe hapat qё do tё merren mё tutje.

Kryetari Haziri tha me këtë rast se çёshtja e pazgjidhur shqiptare e Kosovës Lindore vazhdon tё rёndojё Kosovёn dhe veçanërisht Gjilanin ku jetojnё mijёra shqiptarё të Kosovës Lindores.

Kryetari Haziri dhe kryetarët e Kosovës Lindore u dakorduan qё tё vazhdojnё pёrpjekjet e pёrbashkёta pёr tё sjellur paqe, barazi, dhe mundёsi pёr prosperitet pёr shqiptarёt nё Luginё si masa imediate qё do tё lehtёsonin situatёn atje.

ARKATANA

Poashtu, theks i posaçëm u vu edhe nё çështjen e bllokimit tё librave shqip nё terminalin doganor Dheu i Bardhё, ku sё fundi, nёn organizimin e Kёshillit Kombёtar Shqiptar janё mbajtur edhe protesta paqёsore nё Bujanoc.

Në këtë takim kryetari i Gjilanit është nderuar me mirënjohje nga Jonuz Musliu – kryetar i Kёshillit Kombёtar Shqiptar nё Luginё, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për zgjidhjen problemeve të shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Ndryshe, nё shtator të këtij viti, kryetarёt e Preshevёs dhe Bujanocit kishin qёndruar pёr vizitё zyrtare disa ditore nё SHBA, ku kishin patur takime tё ndryshme me zyrtarё tё Departamentit tё Shtetit si dhe Kongresit tё SHBA-ve.

Paraprakisht, nё korrik 2015, nё Washington, DC pёr çёshtjen e Kosovës Lindore kishte diskutuar edhe kryetari Haziri gjatё vizitёs sё tij atje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.