Sinani: 28 Nëntori festë e pashlyer në kujtesën tonë
Kamenicë – Begzad Sinani u ka uruar qytetarëve të Kamenicës festën e 28 nëntorit. “Urime festat e Nëntorit, uroj që kjo ditë të përcillet me kujtimin e sakrificave të brezave ndër shekuj, për një flamur dhe një shtet shqiptar” ka shkruar Sinani.
Urojmë që kjo datë, të mbetet e pashlyer në kujtesën tonë, në mënyrë që bashkë me të, të përcillet edhe kujtimi për Ditën e Flamurit, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes së UÇK-së në skenë ka thënë ai./rajonipress/


