ARKATANA

Policia me përkushtim kujdeset për sigurinë e të gjitha komuniteteve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës vazhdon me përkushtim të kujdeset për sigurinë e të gjithëve dhe të krijoj ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjitha Komunitetet.

Të mërkurën është organizuar një tryezë pune me temën “Përmirësimi i reagimeve institucionale ndaj incidenteve të sigurisë që prekin komunitetin romë në Komunat Gjilan dhe Kamenicë”.

Në tryezën e organizuar nga Policia e Kosovës stacioni Policor në Gjilan, konkretisht “Njësia për komunitet e PK-së” në bashkëpunim me zyrën e OSBE-së në Gjilan, ku kanë marre pjesë: këshillat lokale për siguri në bashkësi, përfaqësues të romëve nga të dy komunat, kryetari i komitetit për komunitete Kemal Shahin, kryesuesit e këshillave lokale për siguri në bashkësi nga këto dy Komuna dhe nxënës nga komuniteti romë.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, i kanë dëgjuar brengat e nxënësve dhe përfaqësuesve të Komunitetit Romë në Komunat Gjilan dhe Kamenicë, dhe i kanë inkurajuar ata që të kenë kontakte sa ma të shpeshta me Policinë e Kosovës dhe brengat e hallet e tyre veçanërisht në aspektin e sigurisë t`i adresojnë te policia.

United Hospital

Policia e Kosovës vazhdon me përkushtim të kujdeset për sigurinë e të gjithëve dhe të krijoj ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjitha Komunitetet.

Edhe pjesëmarrësit tjerë kanë diskutuar gjerësisht për brengat dhe hallet e veta dhe të gjithë janë pajtuar se gjendja e sigurisë dhe lëvizjes për komunitetin Romë në të dy Komunat si Gjilan dhe Kamenicë është e kënaqshme, dhe bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është i nivelit të kënaqshëm.

Policia e Kosovës i inkurajon pjesëtarët e komunitetit romë që t`i raportojnë rastet eventuale sepse ekziston gatishmëri e plotë e Policisë së Kosovës që me përkushtimin ma të madh do të merret me zgjidhjen e tyre thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.