Eko Higjiena

Ambasadorja e Turqisë: Lutfi Haziri është shembull për Europën…

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, të cilën e ka njoftuar për koekzistencën tradicionale të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit të kulturave të përbashkëta dhe të nevojës që ta vazhdohet me këtë shembull të mirë të ruajtjes së këtyre vlerave për të ardhmen e Komunës së Gjilanit.

“Është një nderë i veçantë që sot e takova ambasadoren, Kivilcim Kiliç. Prezenca turke në Gjilan është në tri nivele; diplomatik, ushtarak dhe niveli i tretë është ai i mbështetjes financiare që është agjencioni shtetëror “Tika”. Pres restaurimin dhe renovimin e objekteve të trashëgimisë kulturore siç është xhamia “Atik”, e cila daton që nga viti 1605. “Tika” ka hyrë në programe bujqësore në bashkëfinancim me Komunën dhe në arsim në ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në lagjen “Arbëria”. E falënderoj ambasadoren dhe shtetin turk për mbështetjen e vazhdueshme”, tha kryetari Haziri.

Uji Dea

Ndërkaq, ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, Kivilcim Kiliç, pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ka thënë se ky i fundit është shembull për Europën që po e vazhdon traditën e multikulturalizmit dhe multietnicitetit.
“Ndihem krenare që gjendet sot në Komunën e Gjilanit. Kam vizituar shoqatën “Fidan” dhe “Gilan”. E falënderova kryetarin Haziri që po e vazhdon një traditë që është shembull jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Europën, pra shembulli i multikulturalizmit dhe multietnicitetit. Këtë harmoni dhe koekzistencë e kemi parë edhe kur kemi vizituar shkollën dhe shoqatat tjera. Ne e shohim si pasuri të madhe mbrojtjen e kësaj kulture”, ka deklaruar para gazetarëve ambasadorja Kiliç.

Ajo është shprehur se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës në çdo aspekt janë special, duke konfirmuar se “do të vazhdojmë ta japim kontributin për Kosovën, sikur që kemi bërë deri më tash”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.