United Hospital

Rriten aktivitetet e prokurimit, por rriten edhe vendimet e OSHP ndaj autoriteteve kontraktuese

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lëvizja FOL me përkrahjen e Civil Rights Defenders, ka mbajtur sot tryezë për Prokurimin Publik në Gjilan. Në këtë tryezë panelist ishin Drejtori i Prokurimit, Salih Kqiku, Udhëheqësja e Komitetit për Politikë dhe Financa, znj.Valentina Bunjaku-Rexhepi. Në këtë debat është diskutuar rreth procesit të prokurimit, ankesave të operatorëve ekonomik, si dhe gjendjes aktuale të prokurimit publik.

Muhamet Halili prezantoi të gjeturat statistikore në lidhje me aktivitetet e prokurimit në Komunën e Gjilanit, të publikuara nga ana e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) si dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), dhe theksoi se ndonëse është rritur numri (pothuajse dyfishuar) i njoftimeve për kontratë nga KRPP, gjithashtu është rritur edhe numri i vendimeve të OSHP-së kundër autoritetit kontraktues, konkretisht janë marrë 4 vendime kundër Komunës së Gjilanit.

Nga këto vendime, vetëm në një raste është refuzuar ankesa e Operatorit Ekonomik ankues kundër Autoritetit Kontraktues, Komunës së Gjilanit. Mandej, ka pasur edhe vetëm një vendim tjetër ku ankesa e Operatorit Ekonomik ankues është aprovuar si pjesërisht e bazuar. Ndërsa në dy raste të tjera, OSHP-ja ka aprovuar ankesat e Operatorit Ekonomik ankues si të bazuara, duke obliguar ose urdhëruar kështu Autoritetin Kontraktues, Komunën e Gjilanit që procedurën e prokurimit ta kthej në Ri-Tenderim ose në Ri-Vlerësim.

Salih Kqiku, Drejtor i Prokurimit Publik në Komunën e Gjilanit, fillimisht prezantoi Raportin e Punës për periudhën Janar-Shtator 2015. Zyra e Prokurimit për këtë periudhë i ka realizuar 116 aktivitete, duke përfshirë këtu edhe ankandet publike. Nga këto aktivitete, kjo zyrë ka pasur 13 ritenderime, si dhe 4 ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Sipas z.Kqiku, brenda Komunës së Gjilanit ekziston një zyrë, e cila bënë menaxhimin e kontratave si dhe inspektimin e projekteve.

Valentina Bunjaku-Rexhepi – Kryesuese e Kuvendin Komunal si dhe udhëheqëse e Komitetit për Politika dhe Financa tha se Kuvendi Komunal është i hapur që të krijoj një komision të pavarur, i cili e bënë mbikëqyrjen e kontratave të dhëna, e i cili komision raporton mandej në Kuvend.

FIDANISHTJA

Riad Rashiti anëtarë i Komitetit për Politika dhe Financa nga radhët e PDK-së, tha se ne si opozitë i shohim të metat dhe nuk hezitojmë t`i flasim.

Sipas tij, ka probleme të cilat edhe janë trashëguar nga pushtetet e kaluara. Po ashtu, ai tha se edhe pse ekziston një plan i punës, sipas tij ai nuk është zbatuar, po ashtu nuk i është bërë një analizë e duhun atij plani se sa mund të realizohet dhe a do të ketë buxhet për të.

Një problem tjetër sipas tij është edhe stërzgjatja e fazës së vlerësimit të ofertave, të cilat zgjasin mbi 30 ditë. Sipas tij, Komuna e Gjilanit respektivisht Zyra e Prokurimit nuk është dhe aq transparente, dhe nuk kthejnë përgjigje në kërkesat e bëra nga qytetarët. Një problem tjetër i theksuar në këtë zyre është edhe dhënia e tenderëve me procedurë të mbyllur, sidomos me ata tenderë që nuk e kalojnë shumën mbi 10000 euro.

Shaban Terziu, përfaqësues nga ana e shoqërisë civile tha se kish me qenë mirë që zyrja e prokurimit të bëhet më transparente, duke bërë publike vlerat e kontratës, kompanitë të cilat janë fituese, detajet se kur fillon projekti e kur mbaron. Të gjitha këto të jenë të prezantuara në formë tabelare, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë qasje në to./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.