Eko Higjiena

Rritet bashkëpunimi mes Komunës, Këshillave Lokale dhe Policisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka takuar sot kryetarët e Këshillave Lokale dhe udhëheqësit e stacionit policor të Kamenicës për të diskutuar situatën e sigurisë në komunë, brengat e qytetarëve dhe angazhimet e përbashkëta të Këshillave Lokale për Siguri Publike.

Nënkryetari Matoshi fillimisht i ka njoftuar kryetarët e këshillave lokale me aktivitetet dhe punët që po kryhen në komunë në sferën e infrastrukturës dhe ka kërkuar prej tyre që të jenë pjesë e realizimit të këtyre projekteve duke dhënë sygjerimet, propozimet dhe vërejtjet e tyre.

“Ne jemi të kënaqur me angazhimet e Këshillave Lokale për Siguri publike rreth projekteve konkrete që kanë filluar këto ditë të implementohen e që janë donacion i Ambasadës Norvegjeze. Vendosja e kamerave në Gjimnaz dhe në shkollat fillore shqipe dhe serbe në qytet, ndriçimi publik në Lagjet Qamëria e Malësia dhe ndriçimi publik në Karaqevë të epërme, do të përmirësojnë kushtet e jetesës për banorët” tha nënkryetari Matoshi.

Komandanti i Policisë në Kamenicë, Kapiten Nazif Hajrizi, e ka vlerësuar situatën e sigurisë si të qetë e stabile. “Gjatë kësaj periudhe të vitit 2015 kemi gjithsej 454 raste të raportuara në polici, që është një përmirësim nga viti i kaluar, pasi që kemi 111 raste më pak, dhe kjo është meritë e qytetarëve, Komunës, KLSP-ve, Policimit në bashkësi dhe aktiviteteve të përbashkëta” tha Nazif Hajrizi.

Mobi Casa

Raportet për sektorët e veçantë u prezantuan nga zyrtarët e policisë Shukri Shillova e Salih Kosumi.

Kryetarët e Këshillave Lokale, kanë paraqitur kërkesat e tyre që burojnë nga nevojat e qytetarëve e ndër të cilat dominonin ato për infrastrukturë, sidomos në shkolla dhe ambulanta. Këto kërkesa u vlerësuan si të drejta nga nënkryetari Matoshi i cili u zotua se do të angazhohet për realizmin e tyre.

Gjithashtu, kryetarët të pranishmit u informuan se Kuvendi Komunal e ka zgjedhur Fisnik Kastratin si koordinator të ri të Këshillave Lokale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.