Eko Higjiena

Reagon LDK: Krimin, hajninë dhe shantazhin e keni në taborin tuaj!

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Dje, lexuam një copë letre të shkruar nga grupi i “Shtëpizës së shkatërruar” e të cilët të mbuluar nga mëkatet s`po arrijnë akoma të dalin nga amullia që i ka kapluar dhe të mësohen me rendin dhe jetën institucionale që sot po bëhet në Gjilan.

Mëkatarët të mbuluar me krimet që nga koha kur u munduan ta përvetësonin ç`do element të jetës në vendin tone, sot po lëvizin të mbështjellur me maska dhe po mundohen që të bëmat kinse t`i harrojnë, por fatmirësisht qytetarët janë ata që i vlerësuan dhe i dënuan që “t`i mbledhin plaçkat” e mos të jenë më zhvatës dhe shantazhues siç e patën bërë ç`do element të jetës në Gjilanin tonë.

Ne e kuptojmë se ju po mundoheni të krijoni mjegull dhe në kuadër të saj të fitoni, por po harroni që më së paku keni të drejtë të përziheni në institucione të pavarura e aq më pak në polici e prokurori, ngase ka kaluar koha kur ju përfituat në kuadër të atyre shantazheve sa që aq larg shkuat dhe në duart e tua ndodhi edhe vjedhja e dhomës së dëshmive si dhe gjëra tjera e që janë vetëm mëkate tuaja!

Ne gjilanasit, ju njohim dhe kurrë s`do harrojmë as një veprim tuajin ngase ju për veç të këqijave as edhe një të mire s`ja keni sjellur kësaj toke, e në anën tjetër keni përfituar pa djersë dhe sot po mundoheni prapë të përfitoni në kurriz të qytetarëve.

Meqenëse jemi në finalizim të projekteve që falë Kryetarit Lutfi Haziri, Gjilani po arrinë të ngritet në qendër të zhvillimeve të rëndësishme, ju ftojmë që nga pozita që jeni si spektatorë të lodhur t`i duartrokisni projekteve shumë milionëshe që po i vijnë Gjilanit.

ARKATANA

Duke ditur që jeni jashtë zhvillimeve, ju njoftojmë se këto ditë Gjilani nën udhëheqjen brilante të Kryetarit Haziri, po bëhet me autostradë ndërsa këto ditë ka përfituar 12 milion euro, investime këto që shkojnë në rrjetin e ujërave, nuk janë vetëm këto projekte ngase janë edhe investime tjera të rëndësisë së veçantë e ku sot po arrijmë të ngirisim edhe çerdhe të reja për fëmijë, duke kompensuar dëmet që ja shkaktuat edhe fëmijëve ngase edhe çerdhet atyre ja patët rrënuar.

Neve na vije keq për gjendjen tuaj të rënduar, ndihemi keq edhe për atë që po ballafaqoheni me problemet me borgjlinjët dhe konfliktet fizike tuaja me ta, por ne ju sigurojmë se ç`do institucion komunal është i gatshëm t`ju ndihmoj konform mundësive që ekzistojnë.

Për fund, taborit nga “shtëpiza e shkatërruar” i rekomandojmë që t`i mbajnë duart larg nga institucionet e pavarura si policia dhe prokuroria, ndërsa nëse keni nevojë për tretmanë psikiatrike atëherë ju rekomandojmë që të drejtoheni në dikasterin e shëndetësisë ngase edhe atje kemi vënë rend dhe gjithçka po ecën mbarë e mire.

Qytetarë tanë i sigurojmë se Komuna e Gjilanit falë bashkëpunimit të sinqertë me institucionet qendrore dhe me ato ndërkombëtare, po ecën sigurtë drejtë zhvillimeve që qytetit tone po i krijojnë panoramë të mire si dhe nga një komunë e mbuluar me borgje, Gjilani po ngritet në qendër zhvillimesh të rëndësishme thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan si përgjigje ndaj akuzave të PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.