Ndihmohen familjet skamnore në Kamenicë
Kamenicë – Gjatë muajit tetor janë ndihmuar disa familje me gjendje shumë të rendë sociale ka thënë Rexhep Morina nga Kryqi i Kuq i Kamenicës.
Morina ka thënë se ndihmat ishin donacion i bizneseve lokale që na dhuruan për muajin tetor të njohur si muajin e Solidaritetit. “Fotot janë dëshmi e gjendjes shumë të rëndë të këtyre familjeve. Kryqi i Kuq do të vazhdojë të mbështesë këto familje sepse ndihma solidare duhet të jetë e pranishme kudo” ka thënë Morina./rajonipress/


