UBT

Matoshi: Besojmë se projektet do të përfundojnë me sukses

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, në një bisedë për rajonipress, ka vlerësuar se vonesat në realizimin e projekteve janë edhe si pasojë e faktit se këto investime janë kryesisht me buxhetin komunal, dhe mjetet për to sigurohen nga të hyrat vetanake.

“Do të ishte shumë më mirë që këto projekte t`i realizonim në një periudhë tjetër kohore, dhe të kishin filluar para dy muajsh. Por alokimi i mjeteve dhe koha që marrin procedurat e tenderimit e kanë bërë të veten. Ne këto ditë kemi filluar me asfaltimet e rrugëve lokale në Lagjen Malësia, në Qendër të qytetit, në lagjen Iliria, dhe do të vazhdojmë në Roganë. Gjithashtu janë përzgjedhur edhe kompanitë për kanalizimet dhe ujësjellësit në qytet, tek çerdhja dhe stacioni i policisë, në lagjen Malësia, në Koretin, dhe në Kopërnicë, ndërsa janë në përfundim ujësjellësi në Muqiverc te Objekti i zjarrfikësve, te shkolla në Roganë dhe në Petrit. Poashtu është përzgjedhur kompania për rregullimin e parkut prapa banesave në qytet Këto projekte do të kenë mbikëqyrje nga ana e kompanisë së përzgjedhur nga komuna, ndërsa kërkoj që edhe qytetarët të luajnë rol gjatë punimeve dhe të gjitha vërejtjet ose lëshimet e mundshme t`i adresojnë tek organi mbikëqyrës” tha Matoshi.

United Hospital

Ndër projektet e tjera është Shkolla në Roganë e cila do të përfundojë me 15 dhjetor, shtrati i përroit në Berivojcë, përurimi i rrugës Hogosh – Lisockë, tribunat e stadiumit në Koretin dhe disa projekte të tjera.

Matoshi, shpreson se edhe koha do të jetë në anën e qytetarëve dhe komunës. “Shpresoj që të kemi edhe disa ditë me mot të mirë që këto projekte të realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme” tha Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.