Ndalohet automjeti transportues që po barte 11 copë gjedhë pa dokumentacion përkatës
Gjilan – Në fshatin Miresh të Gjilanit njësitë policore kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar dhe gjatë kontrollit janë gjetur 11 copë gjedhë pa dokumentacion të rregullt përcjellës.
Në lidhje me rastin është informuar zyrtari i AVUK-ut. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


