UBT

LDK e Gjilanit: Qytetarët e Republikës nuk e duan anarkinë, por qetësinë dhe mirëqenien

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan vlerëson se qytetarët e Kosovës nuk e duan anarkinë, por e duan qetësinë, respektimin e ligjshmërisë dhe mirëqenien, ndërkaq i ka dhënë mbështetje të fuqishme Qeverisë së Republikës së Kosovës për punën e mirë që po e bënë në shumicën e dikastereve.

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit kryetar i Komunës, Lutfi Haziri, është mbajtur sot një takim me strukturat e Degës, përfshirë kryesinë dhe nëndegët.

Kryesia dhe nëndegët e LDK-së i kanë dhënë mbështetje kryetarit Haziri për 9-mujorin e punës së jashtëzakonshme në udhëheqjen e Komunës për vitin 2015, përkatësisht realizimin e projekteve madhore infrastrukturore, ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësit, fushave sportive, çerdheve etj.

FIDANISHTJA

Nga takimi i sotëm ka dalë konstatimi se për dy vjet qeverisje nën udhëheqjen e kryetarit Haziri, ka ndryshuar rrënjësisht kualiteti i jetesës për qytetarët e Gjilanit dhe se të gjitha premtimet që janë dhënë në fushatën elektorale janë duke u përmbushur dhe kjo ka ndikuar që çdo ditë të ketë anëtarësime të reja në LDK.

Ndërkohë, lidhur me zhvillimet e fundit politike në nivel vendi, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan vlerëson se qytetarët e Kosovës nuk e duan anarkinë, por e duan qetësinë, respektimin e ligjshmërisë dhe mirëqenien, ndërkaq i ka dhënë mbështetje të fuqishme Qeverisë së Republikës së Kosovës për punën e mirë që po e bënë në shumicën e dikastereve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.