United Hospital

Matoshi u takua me drejtorët e shkollave dhe policinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Nënkryetari i komunës Fatmir Matoshi së bashku me nënkryetarin për komunitete Dragisha Savic dhe drejtorin e Arsimit Agim Shkodra, kanë mbajtur sot një takim me drejtorët shqiptar e serb të shkollave në qytetin e Kamenicës, e në të cilin takim prezent ishte edhe komandanti i Policisë në Kamenicë Nazif Hajrizi me bashkëpunëtorët.Temë e këtij takimi ishte siguria në shkolla, jashtë tyre, si dhe bashkëpunimi sa më i mirë i shkollave mes vete.

Nënkryetari Fatmir Matoshi u ka kërkuar drejtorëve të shkollave që të punojnë sa më ngushtë me nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me qëllim të krijimit të kushteve dhe ambientit sa më të mirë për të gjithë nxënësit e Kamenicës. “Ne kemi përkushtim të veçantë për shkollat, kërkojmë që harmonia ndëretnike të kultivohet në shkollat tona, ne i kemi rrugët e përbashkëta, oborret e shkollave të përbashkët dhe kjo përfaqëson tolerancën dhe diversitetin tonë. Në asnjë variant nuk do të lejohet që për qëllimet e tyre personale kushdo që të jetë të prish qetësinë dhe bashkëjetesën që e kemi kultivuar tërë këto vite dhe që është meritë e vet qytetarëve të Kamenicës” ka thënë nënkryetari Fatmir Matoshi.

Edhe Dragisha Savic, nënkryetar për komunitete ka kërkuar që shkollat të bashkëpunojnë sa më shumë me njëra tjetrën të ketë sa më shumë aktivitete të përbashkëta dhe të gjenden forma përmes të cilave nxënësit do të njihen më mirë me njëri tjetrin.

Eco Higjiena

Drejtori i Arsimit Agim Shkodra u kërkoi drejtorëve të shkollave që të jenë në kontakt të përhershëm me drejtorinë e arsimit dhe atje të paraqesin të gjitha problemet që eventualisht mund të ndodhin.

Edhe Kapiten Nazif Hajrizi ka thënë se policia, është prezentë rreth oborreve të shkollave dhe edhe brenda tyre kurdo që të paraqitet nevoja për të siguruar një ambient të sigurt për secilin nxënës të komunës sonë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.