ARKATANA

KPF miraton kërkesat e opozitës për të diskutuar për gjendjen në teatër dhe ndërtimet pa leje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka miratuar të premten kërkesat e opozitës që në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, më 30 nëntor, të diskutohet për ndërtimet pa leje dhe gjendjen në teatër.

Valentina Bunjaku Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komual, ka thënë se për ndërtimet pa leje është diskutuar edhe në seancën e kaluar të Kuvendit, në pikën e rendit të ditës nën të ndryshme, ndërkaq ka rikujtuar se edhe gjendja në teatër, më herët është diskutuar me kërkesën e opozitës.

Sa i përket teatrit, Bunjaku-Rexhepi tha se asaj nuk i është drejtuar asnjë kërkesë për të diskutuar gjendjen në këtë institucion, duke sqaruar se Komuna e Gjilanit ka ndarë më herët subvencione për teatër, por zgjidhja duhet të bëhet në Ministrinë e Kulturës, duke ia rikthyer statusin e teatrit profesionist.

Hidromorava

Kërkesat për t`i diskutuar në Kuvend Komunal këto dy çështje kanë ardhur nga Sahit Abazi e Bujar Nevzati (PDK) dhe Nevzad Isufi (VV) dhe janë përkrahur edhe nga subjektet tjera, Valentina Bunjaku-Rexhepi e Avdyl Aliu (LDK), Selvete Shurdhani (PD) e Ismet Hajdini (AKR).

Komiteti ka rekomanduar për Kuvend Komunal edhe projekt-rregulloren për kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve të administratës komunale, projekt-planin strategjik lokal për trajtimin dhe parandalimin e korrupsionit, draft-planin lokal të veprimit për riintegrim, propozim-vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit Komunal si dhe rekomandimin për riorganizimin e komiteteve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.