United Hospital

Haziri: Bashkëpunimi i Komunës së Gjilanit dhe Policisë ka bërë që siguria publike të jetë model‏

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim të rregullt komandanten regjionale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Elmina Mahmuti dhe komandantin e stacionit policor, Remzi Azemi, me të cilët ka biseduar për sigurinë publike dhe krijimin e ambientit të sigurtë për qytetarët, pa dallime etnike dhe diversitetit që është në Gjilan.

Me këtë rast kryetari Haziri ka falënderuar Policinë e Kosovës në Gjilan, për angazhimin në sigurinë publike dhe krijimin e ambientit të sigurtë për qytetarët.

“Jemi në një takim të përbashkët me organet e sigurisë, ku biseduam së bashku edhe me stafin tonë për sigurinë që kemi dhe ambientin e sigurtë në Gjilan. Policia e Kosovës është duke bërë punë të madhe në parandalim të krimit, atakim të pronës dhe problemeve të tjera që çdo shoqëri ballafaqohet. Gjithashtu falë edhe angazhimit konkret për rend dhe zbatim të ligjit, ne kemi të hyra shtesë në buxhetin e Komunës, që u kthehet qytetarëve me investime”, ka thënë kryetari Haziri, duke shtuar se bashkëpunimi i Komunës së Gjilanit dhe Policisë ka bërë që siguria publike të jetë model.

FIDANISHTJA

Ai theksoi se Komuna do ta mbështes projektin e krijimit të qendrës së kontrollit të situatave, vendosjen e kamerave të sigurisë në komunikacion dhe integrimin e rrjetit të kamerave në institucionet publike.

Ndërsa nga ana e saj, komandantja Elmina Mahmuti, tha se gjithçka që është arritur deri më tani në sigurinë publike në Gjilan, është falë një angazhimi dhe bashkëpunimi shumë të kënaqshëm me Komunën dhe institucionet vartëse të saj.

“Jemi të kënaqur me bashkëpunimin që kemi me Komunën e Gjilanit dhe departamentet vartëse të saj. Çështja e sigurisë, parandalimi i akteve të dhunës, edukimi dhe shumë aktivitete të tjera, nuk do të mund të jenë në këtë nivel që janë sot, po të mos kishte një bashkëpunim shumë të mirë dhe të kënaqshëm nga ana jonë me Komunën e Gjilanit”, ka thënë Mahmuti, duke potencuar zotimin për bashkëpunim edhe më të madh në vitin e ardhshëm në projekte dhe aktivitete të përbashkëta në shërbim të qytetarëve, edukim të fëmijëve, parandalim të krimeve dhe krijimit të një ambienti model për komunat e Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.