Edhe Samanta flet me dialekt
Muzika shqiptare kohët e fundit është pushtuar nga e folura në dialekt. Kjo nuk është hera e parë që artistë nga Tirana këndojnë këngë, teksti i cili është në zhargonin e përditshëm.
Samanta Karavella sapo ka publikuar këngën “Asnjo si unë”.
Në rrjetet sociale shumë nga audienca dhe fansat e saj nuk kanë qenë dakord me të kënduarën e artistet së re në dialekt. Shumë prej tyre nuk e konsiderojnë vlerë këtë mënyrë të shprehuri dhe të foluri, pasi nuk e kanë pjesë të përditshmërisë së tyre. Ndërkohë nga ana tjetër ka fansa që flasin dhe jetojnë me këtë dialekt, kjo më shumë në Kosovë.
Video është pritur mjaft mirë nga publiku për realizimin. Kënga ka marrë 70 mijë klikime deri në këto momente në You Tube


