Eko Higjiena

Haziri nderon me mirënjohje Anila Aliun, e cila zuri vendin e tretë në Lituani‏

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka ndarë mirënjohje të veçantë për suksese dhe përfaqësim të Komunës dhe Shtetit të Kosovës për Anila Aliun, e cila ka zënë vendin e tretë në garat europiane të mbajtura në Lituani, me një pjesëmarrje prej 400 pjesëmarrësve nga të gjitha shtetet e Europës.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka thënë se Anila Aliu, në Gjilan ka sjellur suksesin që na bënë krenarë të gjithë neve në Gjilan dhe Kosovë, si një përfaqësuese e denjë në një garë të fortë me konkurrentë të shumtë.

“Është kjo Anila Aliu që Gjilanit i ka sjellur një sukses të veçantë në garën shumë të fortë nga pjesëmarrës të shumtë të të gjitha shteteve të Europës. Si kryetar i Gjilanit ndjehem krenar me sukseset tuaja. Është krenari për familjen së pari, për moshatarët tuaj, pastaj për qytetarët tanë, për të rinjtë që do të jesh një shembull i mirë, i suksesit dhe i angazhimit dhe punës për të ardhmen. Kushdo që angazhohet, punon dhe ka një pikësynim, do ta arrij atë vetëm me punë dhe përkushtim, sikur Anila”, tha, ndër të tjerash, kryetari Haziri.

UBT

Ndërsa Anila Aliu, e ka përshkruar këtë rrugëtim të kësaj gare në bashkëbisedim me kryetarin e shoqëruar nga babai i saj Enver Aliu.

“Unë fitova çmimin e tretë duke pasur një performancë e cila u lavdua nga juria 5 anëtarëshe. Veprat me të cilat prezantova shtetin tim ishin: S.Rachmaninoff Prelude C sharp minor L.V.Beethoven The Tempest Sonata Nocturne-Lithuanian Piece, Vepër shqiptare – Lirike Pranëverore nga Simon Gjoni”, tha ajo.

“Pasi që juria ndau çmimet unë u nderova me dy diploma, medalje dhe disa dhurata të tjera por përshtypja ime më e madhe ishte tek lavdatat që më erdhën nga juria dhe pjesëmarrësit në sallë dhe për shkak të emrit tim, në aspekt shumë pozitiv u përmend edhe shteti ynë. Ishte rast shumë emocionues dhe në të njëjtën kohë edhe krenari, sepse dola fituese në shtetin ose në zemrën e muzikës klasike. Poashtu më gëzoi edhe ftesa për koncertin e shteteve finaliste”, ka thënë ajo, duke bërë të ditur se planet e saj për të ardhmen janë vazhdimi i punës në këtë drejtim për të performuar me koncerte si në Kosovë edhe jashtë vendit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.