ARKATANA

Haziri: Plani për integritet është dokument i punës dhe ‘terapi’ për administratën

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka prezantuar sot “Planin për Integritet 2015-2017”, i cili njihet edhe si plan kundër korrupsionit, që është realizuar në bashkëpunim me UNDP dhe Agjencinë Anti Korrupsion. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, përfaqësues të UNDP-së, të Agjencisë Anti Korrupsion, të shoqërisë civile si dhe qytetarë të shumtë.

Përfaqësuesja e UNDP-së, Shqipe Neziri, tha se ky plan specifikon kornizat kryesore që mund të përdoren për parandalimin e korrupsionit, për vendosjen e sistemit të integritetit në Komunë si dhe për ngritjen e transparencës për të qenë sa më afër qytetarëve.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, e ka falënderuar UNDP-në dhe Agjencinë Anti Korrupsion për ndihmën që të bëhet ky plan për integritet, me qëllim që të parandalohet çdo formë dhe tendencë korruptive, që mund që mund të vije si pasojë e ushtrimit të detyrës zyrtare.

“Në këtë dokument janë objektivat strategjike, të cilat janë realizuar në mbështetje të plotë të ekipit të UNDP-së si dhe Agjencionin Anti Korrupsion, me qëllim që të parandalohet çdo formë dhe tendencë korruptive, që mund që mund të vije si pasojë e ushtrimit të detyrës zyrtare. Duke e rritur kodin e etikës dhe duke e rritur transparencën si dhe duke punuar shumë edhe në rritjen e disiplinës në zbatim të ligjit, disiplina buxhetore, disiplina në shpenzim të buxhetit, ne i kemi ndërmarrë disa veprime konkrete për të parandaluar mundësinë dhe tendencat që vazhdojnë ta sëmurin organizmit tonë shtetëror”, tha Haziri.

UBT

Haziri tha se këto objektiva do të zbatohen pikë për pikë për të ndikuar në përmirësimin e besimit qytetar dhe përmirësimin e shërbimeve për në përgjithësi. Ai ka vlerësuar se ky dokumkent është terapi për administratën që t’i zgjidhin problemet.

“Organizimi ynë është i sëmurë ndaj kancerit të quajtur korrupsion. Kjo shërohet vetëm nëse e marrim terapinë me kohë dhe nëse ‘terapinë’ ia përshtasim problemeve tjera. Kjo terapi për ne është e obligueshme. Këtë dokument, në të cilin është punuar 1 vit, nuk duhet ta lëmë në sirtar. Ky dokument është doracak i punës dhe është terapi për administratën tonë që t’i zgjidhim problemet”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkaq, drejtori i Agjencisë Antikorrupsion, Hasan Preteni, e ka përgëzuar Komunën e Gjilanit për hartimin e këtij plani, duke specifikuar se Gjilani është vetëm komuna e tretë që e ka bërë këtë deri më tash. “E përgëzoj Komunën e Gjilanit për dokumentin që po e publikon sot, që lufta kundër korrupsionit dhe integriteti janë dy përpjekje për të përmirësuar cilësinë në administratës. Të gjitha institucionet duhet të kenë plan të detajuar të integritetit dhe shumë pak kanë punuar në këtë drejtim. Deri më tani Komuna e Gjilanit është vetëm Komuna e tretë që e ka bërë këtë plan. Arsyet e hartimit të këtyre planeve janë që të evitojmë këtë krizë morale që na ka kapluar, të ngrisim vetëdijen, të respektojmë ligjin, t’i profesionalizojmë zyrtarët, të shpenzojmë drejt paranë publike dhe definitivisht ta fuqizojmë kulturën e llogaridhënies dhe transparencës”, është shprehur Preteni.

Krejt fund, kryetari Haziri ka ripërsëritur se do të shpërblehen me nga 2000 euro të gjithë qytetarët që e denoncojnë korrupsionin eventual./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.