Eko Higjiena

Nënshkruhen kontratat për ndarjen e grandëve në vlerë prej 40.000 euro

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Janë 14 klube sportive, organizata, shoqata, Ansamble e shoqëri të ndryshme artistike e kulturore, që veprojnë në Komunën e Vitisë, të cilat kanë nënshkruar sot zyrtarisht kontratën e marrjes së grandeve në kuadër të projektit “Cross Border”, projekt i përfituar nga Komuna e Vitisë dhe Komuna e Likoves nga Komisioni Evropian.

Në ceremoninë e nënshkrimit të këtyre grandeve, Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka përgëzuar përfituesit duke i inkurajuar të vazhdojnë me përkushtim edhe më të madh drejt rezultateve të reja.

“Është investim i Komisionit Evropian dhe shfrytëzoj rastin të falënderoj ata për këtë përkrahje në avancimin dhe zhvillimin e sportit dhe kulturës në komunën tonë. Një falënderim të veçantë për partnerët implementues të këtij projekti, por edhe bashkëpunëtorët e tjerë që kanë ndihmuar në këtë drejtim. Dëshiroj që këto grande, të shkojnë në vendin e merituar, aty ku është e nevojshme që të ndikojnë në rritjen e zhvillimit kulturor e sportiv”, ka thënë kryetari Haliti.

Eco Higjiena

Ai ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës së parë, ndërkohë që ka vazhduar më tej drejtoresha për Kulturë Rini e Sport në Viti Kaltrina Sylejmani së bashku me menaxherin e projektit Valon Xoxa .

Shuma e tërësishme e grandeve që kanë përfituar 14 grupet dhe shoqëritë kulturo artistike është 40.000 euro dhe ato janë:
1.A.k.v “Kemajl Azizi”-4,000€
2.K.f “Vllaznia”-4,000€
3.K.f “Vitia”-4,000€
4.Klubi i Basketbollit “Vitia”-3,600€
5.Shoqata e Grave “Grate e Goshices”-3,300€
6.T.V.P “Oktet+”-3,000€
7.OJQ “PMSC”-3,000€
8.Sh.k.a “Jonuz Ramadani”-2,800€
9. Sh.a.f “Gursel Sylejmani”-2,500€
10.OJQ “Legjenda”-2,200€
11.KVRL-2,000€
12.Klubi i Shahut “Vitia”-1,950€
13.Shoqata e Pedagogeve te Kultures Fizike dhe Sporteve Shkollore-1,950€
14. A.k.v.b “Dasma”-1,700€.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.