ARKATANA

Gjilani marrëveshje me “Ostap” Austria, 12 milionë euro për trajtimin ujërat e zeza

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot një marrëveshje shumë të rëndësishme me kompaninë austriake “Ostap”, në vlerë prej 12 milionë eurosh, për trajtimin e ujërave të zeza dhe ujërave atmosferik.

Kryetari Haziri këtë marrëveshje e ka vlerësuar si më të rëndësishmen që Komuna e ka nënshkruar brenda dy vitesh dhe e cila do t’ua bëjë jetën më të mirë qytetarëve të Gjilanit.

“Është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme, ku pas një pune gati dyvjeçare dhe të përbashkët, ne kemi nënshkruar sot marrëveshjen me kompaninë austriake “Ostap”, e cila hapë rrugën që Gjilani të marrë investimin më të madh nga qeveria e Austrisë në një aplikim prej 12 milionë euro. Gjilani e zgjedh problemin më të madh të ujërave të zeza. Me këtë rast, bëjë apel që edhe investitorët tjerë, qofshin privat apo shtetëror, të bashkëngjiten në këtë iniciativë, në mënyrë që investimet në komunën e Gjilanit të mos mungojnë”, ka thënë Haziri, në adresimin para mediave.

Ai tha se ky projekt do të mundësoj që të largohet çdo lloj ndotësi në territorin e komunës së Gjilanit.
“Ky projekt që përfshin 54 kilometra hapësirë dhe punime në trajtimin e ujërave të zeza dhe trajtimin e ujërave atmosferik, i cili është problemi më i madh në Komunën e Gjilanit, rregullimin e shtratit të lumit “Stanishkorka” dhe përfundimin e të gjitha kanalizimeve dhe integrimin rrjetit të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferik për territorin e Gjilanit, duke prekur edhe fshatra dhe vendbanime tjera, në mënyrë që ta largojmë çdo lloj ndotësi në Komunën tonë”, ka deklaruar kryetari Haziri.

ARKATANA

Ndërkaq, drejtori i kompanisë austriake “Ostap”, Christoph Gierlinger, ka shprehur gëzimin e tij që u nënshkrua kjo marrëveshje, përmes së cilës bëhet mbrojtja e mjedisit për qytetarët e Gjilanit.

“Jam shumë i gëzuar që Komuna e Gjilanit ka vendosur të hartoj këtë projekt me kompaninë tonë “Ostap” dhe së bashku me qeverinë austriake, përmes bankës austriake për këtë projekt shumë të rëndësishëm që do të jetë një hap shumë i madh për ardhmen për të mirë e qytetarëve të Gjilanit, për rregullimin e kanalizimit për zhvillimin lokal të infrastrukturës dhe për të tërë regjionin, duke aplikuar standarde për mbrojtjen e ambientit. Kështu që ju përgëzoj për këtë vendim”, tha Gierlinger.

Ndryshe, kryetari Haziri ka paralajmëruar se gjatë javës do të nënshkruaj marrëveshje tejet të rëndësishme me qeverinë zvicerane dhe kompani tjera të huaja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.