Hidromorava

Ministria e Punëve të Jashtëligjshme (MPJ)

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-komandantë të luftës, familjarë e të afërm të zyrtarëve të lartë të partive politike, PDK e LDK, janë emëruar kundërligjshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe nga aty janë bërë emërime në diplomaci.

Një hulumtim disajavësh i gazetës “Zëri” ka nxjerrë në shesh të palara të shumta dhe shkelje drastike të ligjeve me rastin e gradimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gazeta “Zëri” ua ka adresuar një varg pyetjesh zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme: Artan Behramit, zëdhënës në MPJ; Petrit Selimit, zëvendësministër i Punëve të Jashtme; sekretarit të përgjithshëm, Kreshnik Gashi; dhe Abelard Tahirit, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi.

FIDANISHTJA

Por asnjë nga këta zyrtarë nuk kanë preferuar të përgjigjen në pyetjet që u janë parashtruar në lidhje me të gjeturat e hulumtimit. Megjithatë, gazeta ka arritur të konfirmojë shkeljet drastike në rastin e gradimeve, por edhe të punësimeve në MPJ. Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Ajvaz Berisha, që gjatë luftës njihej me nofkën komandant “Tigri”, është punësuar në fillim të tetorit të këtij viti në Ministrinë e Jashtme që e udhëheq Hashim Thaçi, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.