ARKATANA

15 fermerë përfituan fidan të mjedrës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i ka ndarë sot fidane të mjedrës 15 përfituesve të këtij projekti që u realizua nga komuna së bashku me Organizatën IKC.

Shpërndarja e sotme e këtyre fidanëve është vazhdimësi e atyre që u ndanë në pranverë, por se në mungesë për të gjithë aplikantët, kishin ngelur këta 15 përfitues për tani.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se subvencionimi në perimekulturë është shumë i domosdoshëm pasi që po vërehen rezultatet e mira që po jepen në këtë fushë, andaj edhe Institucionet komunale do të vazhdojnë të përkrahin këtë veprimtari.

Fundamenti

Duke i uruar përfituesit e këtij projekti, ai ka falënderuar organizatën IKC për ndihmat që ka ofruar, por edhe për mbështetjen përmes trajnimeve të shumta në këtë fushë. “Do të kemi subvencionime në perimekulturë, por edhe në sektorë të tjera. Andaj ju premtoj se do të keni përkrahjen e plotë të komunës dhe Drejtorisë së Bujqësisë”, është shprehur Haliti.

Sipërfaqja tokësore e fidanëve që u shpërndan sot kap një hapësirë prej 10 ari për fermerë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.