Azemi: Kontratat e vërtetuara në gjykatat serbe po u sjellin telashe qytetarëve gjilanas
Gjilan – Avokati Halit Azemi thotë për rajonipress se kontratat e shitblerjeve të vërtetuara në gjykatat serbe në Nish të Serbisë po u sjellin pasoja e dëme qytetarëve. Ai në emër të Remzi Musliut ka paditur Dragan Gjorgjeviqin nga Budrika pasiqë ka mashtruar dhe sjellur në lajthitje të dëmtuarin duke e dëmtuar në vlerë të 24.500 eurove.
Halit Azemi avokat nga Gjilani thotë se ka plot raste kur qytetarët e Gjilanit mashtrohen ose dëmtohen nga shitblerjet dhe pronat e serbëve. Sipas tij këta serb vërtetojnë kontratat e shitblerjes në gjykatat e Nishit dhe për pasojë dëmtohen palët shqiptare.
Tani Halit Azemi është duke e mbrojtur një palë të dëmtuar Remzi Musliun i cili edhe pse e kishte blerë banesën me dokumente të rregullta, serbi Dragan Gjorgjeviqi nga Budrika e ka vërtetuar në Gjykatën e Nishit të njëjtën pronë e që fatkeqësia më e madhe është se atë kontratë e ka njohur si legjitime edhe Gjykata Komunale e Gjilanit.
Azemi tha se për pasojë të këtyre kontratave tani Remzi Musliu ka humbur rreth 24.500 euro. Sipas Azemit, Gjorgjeviq i kishte shitur banesën Remzi Musliut duke aluduar se të gjitha dokumentet e banesës janë në rregull.
Historia e rastit të Remzi Musliut fillon kur ai e blenë banesën nga Dragan Gjorgjeviqi në ndërkohë pasiqë është vendosur në banesën e blerë paraqitet njëfarë Vasil Vangelovski si pronarë i banesës i cili sipas dokumenteve e kishte blerë banesën në vitin 1992.
Vangelovksi përmes Habitatit e ka larguar nga banesa Remzi Musliun dhe tani banesa është shitur për një tjetër pronar kurse Remzi Musliu mbetet edhe i tradhtuar edhe i dëmtuar.
Avokati Azemi shpreson se ky rast do të vendoset pozitivisht palës së dëmtuar. /rajonipress/


