United Hospital

Diplomacia e dështimeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mosanëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nuk është dështimi i parë, ndoshta jo edhe më i madhi, por është ai më i fundit i diplomacisë së Kosovës. Edhe pse Kosova prej pak vjetësh bën politikë të jashtme, për këtë periudhë ka bërë skandale me bollëk, përfshirë ato me sjelljen e stafit diplomatik, si dhe me njohjet.

Ky shërbim është shndërruar në organizatë për punësimin dhe rehatimin e familjarëve dhe militantëve partiakë të partnerëve të koalicionit qeverisës, i prirë për t’u karakterizuar me sjellje skandaloze e joprofesionale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rasti i diplomatit Urtak Hamiti që u kap i dehur teksa bënte xhiro me veturë zyrtare nëpër Zagreb, i diplomatit tjetër në Slloveni që fyente palën vetëm pse i kërkonte shpjegime, si dhe rasti i zyrtares tjetër në Ambasadën e Kosovës në Zvicër, e cila mbante këmbët mbi tavolinën e punës teksa i shërbente palët- janë vetëm disa prej rasteve që dëshmojnë degradimin e shërbimit diplomatik.

ARKATANA

UNESCO u vë kapak dështimeve

Mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO është cilësuar dështim i madh diplomatik. Për seriozitetin e Qeverisë gjatë fushatës për anëtarësim në UNESCO dëshmon edhe një listë e hartuar nga vetë ata, të cilët duke u tallur kanë llogaritur edhe në përkrahjen e Serbisë për t’u bërë pjesë e kësaj agjencie të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara…

http://koha.net/?id=27&l=84287

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.