UBT

Qemajl Mustafa: Këshilli drejtues e rrëshqet degën kah anarkia

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Është e njohur që aty ku nuk respektohen rregullat e miratuara nis anarkia e në anarki fitojnë përherë muskujt, servilët dhe mashtruesit. Ajo që ndodhi sot në Këshillin e Degës është e kundërta e asaj që duhet t`i ndodhë demokracisë ka shkruar Qemajl Mustafa.

Sipas Mustafës nuk u kërkua llogaridhënie nga kryesia për dy rezultate zgjedhore dështuese
b) U shkel hapur statute i partisë (bile edhe me deklarim të hapur nga Zenun Pajaziti që u bë kryetar). Në njëfarë mënyrë ai para këshillit e tha që “qëllimi e arsyeton mjetin”
c) Nuk u respektua vota e fshehtë si pasuria më e madhe e demokracisë
d) U forcua monopoli i një familje dhe i një konjukture të ngushtë të interesit e cila e mban degën e Gjilanit peng dhe për pronë të saj

E mendova pak më gjatë se pse i frigohej z. Pajaziti respektimit të statutit dhe votimit të fshehtë pasiqë ashiqare shihej që atmosfera në këshill ishte pro zgjedhjes së tij?!.

Nëse këta që e votuan me ngritje dore (e që ishin mbi 40 vota) nga rreth 55 apo 60 sa ishin prezent, do ta votonin edhe me votë të fshehtë, kujt i ruhej pra ai?
Konstatova se ishte bërë lobim i fuqishëm dhe ishin bërë pazare që KD të mos kërkojë llogari nga kryesia e degës me kushtin që kryesia (që ishte e dështuar por në fakt ishte gjysma e këshillit) të punojë edhe me të tjerët në këshill dhe të sigurojë shumicën e votave për të. Formulë e thjeshtë apo jo?!.

Në të kundërtën, kryesia do të duhej të shkarkohej dhe të zgjidhej një kryesi e re.

Në krejt këtë marifet ka ndodhur një gjë pozitive dhe e qartë: Këshilli i Degës ka marrë përgjegjësi për të ardhmen e degës çfarëdo që të jetë ajo. Pale të shohim.
Po ia kujtoj Zenunit dhe të gjithëve në këshill e në kryesi se votimi për këshilltarët për asamble komunale dhe për kryetar të komunës është i fshehtë dhe s’bëhet ndryshe.

Respekti i këtyre njerëzve për punën time 14 vjeçare në degë dhe 6 vjeçare në udhëheqje të komunës është në minimum. Shtrohet pyetja pse?

Besoj shumë që këta njerëz, që sot e përbëjnë këshillin drejtues dhe kryesinë e degës, e kanë forcuar bindjen (sepse kështu kanë qenë të porositur të mendojnë që nga humbja e zgjedhjeve për pushtet lokal) se i vetmi dhe fajtori kryesor për humbjen e zgjedhjeve në Gjilan është Qemajl Mustafa.

Ju them sinqerisht, do të doja që ata të kenë të drejtë por, koha besoj ka me e tregue të kundërtën e që atëherë ka me qenë vonë dhe fortë e dhimbshme për PDK-në e Gjilanit.

FIDANISHTJA

Për mua nuk do të jetë edhe aq e dhimbshme sepse jam përpjekur me tërë kapacitetin tim politik, intelektual, material e familjar që ta bëj më të mirën për degën dhe komunën dhe nuk jam aspak pishman përkundër pasojave me të cilat është ballafaqua dhe ende i vuan familja ime.
Satisfaksion tjetër e kam përpjekjen që e bëra pas humbjes së zgjedhjeve që degën ta kthejmë në binarë normal po ajo ishte e penguar nga një konjukturë në prapaskenë të cilën e koordinonte pikërisht Zenun Pajaziti.

Mungesa e kujdesit dhe e respektit të PDK në qendër për mua, për punën time e të disa drejtorëve të mi që mbetën pa punë për 24 muaj me radhë është edhe një arsye shtesë pse nuk do të duhej me u mërzitë fort për të ardhmen e kësaj dege.

Pështyerja mbi punën time shumëvjeçare në degë dhe në komunë që e bëjnë disa njerëz në këtë kryesi dhe në këtë këshill (e që janë me deficit të skajshëm të dijes dhe të kulturës) është e padurueshme dhe neveritëse.

Në këtë strukturë, që sot e udhëheqë degën e Gjilanit, nuk ka hapësirë dhe atmosferë për punë normale. Atje është kthyer atmosfera thuaja e viteve 2000. Plotë retorikë boshe dhe patriotë me “bateri” të harxhuara.

Unë hakut i kam dalë me të gjitha kësaj dege deri këtu, duke e lënë tepër keq veten dhe familjen time.

Tani asaj i qoftë rrugë e mbarë por, pa mua dhe pa kontributim tim të mëtejmë.

E tillë është jeta. Nëpër të ka beteja të humbura e të fituara por luftën duhet fituar gjithsesi. E unë asaj nuk i frigohem kurrë sepse e njoh pastërtinë e punës time dhe të stafit tim përgjatë gjithë kësaj kohe. Kjo më ka bërë përherë krenar dhe fitues të madh.

Fotoja pranë tekstit është foto kurtuazie pasi që nuk desha të reflektoj sikur po i iki një darke pas marifeteve “zgjedhore” ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.