Hidromorava

Edhe Këshilli Drejtues konfirmon zgjedhjen e Zenun Pajazitit kryetar dege të PDK-së

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në takimin e sotëm të Këshillit Drejtues të Degës së PDK-së në Gjilan, ku pas një debati të gjerë rreth gjendjes në degë, zgjedhja kryetar e Zenun Pajazitit nga kryesia e degës u rikonfirmua me shumicë absolute edhe nga Këshilli Drejtues ( nga 49 anëtarë të këshillit pjesëmarrës, 44 votuan për, dy kundër dhe tri abstenime).

Nga ky takim Këshilli miratoi deklaratën e përbashkët për media thuhet në njoftimin e Zenun Pajazitit kryetar i degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Deklaratë e përbashkët e Këshillit Drejtues të Degës

Këshilli Drejtues i Degës, falënderon anëtarësinë e gjerë të PDK-së në Gjilan për qëndrimin dinjitoz të vazhdueshëm pas rezultateve zhgënjyese të Zgjedhjeve të fundit komunale, me besimin e ringritjes sonë të përbashkët.

Uji Dea

PDK në Gjilan, tashmë po riorganizohet me qëllim të ringritjes së fuqishme, në radhë të parë për të mirën e qytetarëve të Gjilanit, për shkak se qeverisja aktuale komunale ka kthyer mbrapa të gjitha proceset, duke dështuar në zhvillimin e gjithëmbarshëm demokratik e infrastrukturor në komunën tonë, duke ngecur thellë në zhvillimin e projekteve zhvillimore; në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit e jetën sociale.

PDK në Gjilan fton qytetarët që të bashkohen me ne në një nisje të re për Gjilanin, që zgjedhjet e ardhshme të dëshmojnë se qytetarët do të votojnë ata që kanë dëshmuar se dinë të punojnë e jo ata që asnjëherë nuk po dëshmojnë dije e vizion zhvillimor për Gjilanin.

PDK garanton anëtarësinë e gjërë se është unike më shumë se asnjëherë më parë, sepse kjo është kërkesë e domosdoshme e anëtarësisë sonë dhe e qytetarëve të Gjilanit dhe garantuese e vetme e zhvillimeve të gjithëmbarshme në Komunën tone.

Këshilli Drejtues i Degës së PDK-së në Gjilan i jep mbështetje të fuqishme rifunksionalizimit të Degës; i jep mbështetje dhe konfirmon fuqishëm zgjedhjen e Kryetarit të Degës; gjithashtu mbështet rivitalizimin e kryesisë së Degës. Këshilli drejtues i Degës mbështet vizionin e Kryetarit të ri të Degës në ndërtimin e një Dege Unike dhe fituese në zgjedhjet e ardhshme, në radhë të pare si interes i gjithëmbarshëm i qytetarëve të Gjilanit.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.