PDK: Qeverisja Haziri po e injoron fshatin Miresh
Gjilan – Njoftojmë qytetarët tanë se kjo fazë e asfaltimit është dashur të përfundoj para dy viteve sepse ka qenën e tenderuar dhe mjetet financiare kanë qenë të siguruara nga qeverisja e PDK-së dhe ish-Kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa për të cilin Mireshi ka qenë ndër vendbanimet me prioritet. Ne si parti opozitare në Miresh kërkojmë që të respektohet Mireshi dhe qytetarët e tij, mos të injorohemi siç po ndodh tani me qeverisjen Haziri sepse jemi nga fshatrat më të mëdha dhe më të organizuara të komunës thuhet në reagimin e nëndegës së PDK-së në Miresh.
Nëndega e PDK-së në Miresh uron qytetaret e Mireshit për vazhdimin e asfaltimit të rrugëve që kanë ndodhur këto ditë dhe njëkohësisht kërkon që të behet asfaltimi i të gjitha rrugëve të mbetura.
Njëkohësisht njoftojmë qytetarët tanë se kjo fazë e asfaltimit është dashur të përfundoj para dy viteve sepse ka qenën e tenderuar dhe mjetet financiare kanë qenë të siguruara nga qeverisja e PDK-së dhe ish-Kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa për të cilin Mireshi ka qenë ndër vendbanimet me prioritet.
Ne nuk e kuptojmë gjithë këtë vonesë kur të gjitha procedurat kanë qenë të përfunduara, sigurisht qëllimi ka qenë që meritat t’i dedikohen qeverisjes së LDK-se. Kanë qenë të përfshira edhe rrugë të tjera të cilat për arsye që ne nuk i dimë tani nuk janë asfaltuar.
Në atë kohe rrugët të cilat është dashen me u asfaltue janë përcaktuar me konsensus të plotë nga Këshilli i Fshatit i cili ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyeshme.
Ne kemi vërejtje për vonesën e paarsyeshme dyvjeçare dhe për heqjen nga lista për asfaltim të rrugëve të tjera.
Ne e kuptojmë që nuk ka pasur mundësi të përfundohen te gjitha rrugët, por që të mos konsultohen aspak qytetarët e Mireshit për prioritetet kjo është e patolerueshme.
Kjo tregon formën dhe mënyrën e qeverisjes së Lutfi Hazirit i cili krejtësisht është i shkëputur nga kontakti me qytetarët të cilët i kontakton dhe i mashtron vetëm në fushata elektorale.
Ne si parti opozitare në Miresh kërkojmë që të respektohet Mireshi dhe qytetarët e tij, mos të injorohemi siç po ndodh tani me qeverisjen Haziri sepse jemi nga fshatrat më të mëdha dhe më të organizuara të komunës.
Mireshi po injorohet në të gjitha format e mundshme asnjë projekt i ri nuk është filluar në Miresh, kanalizimi kryesor në fshat as nuk është përmendur e leje më të ndërmerret diçka edhe pse ka 4-5 vite që është projekti i detajuar dhe ekziston vullneti nga qytetarët edhe me participue, ura mbi lumin Morava që ka qenën si prioritet nga qeverisja e kaluar është harruar në tërësi ( është para shkatërrimit dhe rrezikon jetën e qytetarëve të Mireshit dhe të fshatrave: Pogragje, Dobrosin, Stublin .. ).
Janë premtua me të madhe rregullimi dhe asfaltimi i rrugës për Bukovik e Stubline, Pogragjë po nuk ka asnjë lëvizje në ketë drejtim.Kërkojmë nga Kryetari i Komunës të kthej kokën nga Mireshi dhe të respektoj këtë vendbanim të vjetër e krenar sepse Mireshi ishte dhe është shembull për shtetndertim e civilizim thuhet në reagim./rajonipress/


