Mungesa e dënimeve për korrupsion dhe krim në nivel të lartë rrezikon liberalizimin e vizave
Edhe në Bruksel duket një dozë optimizmi se së shpejti Komisioni Evropian do të mund të rekomandojë liberalizimin e vizave me Kosovën, por kjo dozë e optimizmit nuk është në të njëjtin nivel sikur ajo që dëgjohet nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Në Bruksel nuk përdorin terme “afate të sigurta” apo “garanci”, por më shumë flasin për “raport pozitiv rreth përmbushjes së obligimeve nga Kosova”.
Mirëpo zyrtarët e Komisionit Evropian, me gjithë vlerësimet pozitive, tërheqin vërejtjen se “ende kanë mbetur edhe disa gjëra për t’u bërë” dhe se ato “mund të bëhen deri në fund të vitit”.
Me një gjuhë shumë të kujdesshme dhe jo krejtësisht të qartë “Kohës Ditore” i janë përgjigjur nga Komisioni Evropian në pyetjen se a mund të pritet rekomandimi për heqjen e vizave që në dhjetor të këtij viti.
http://koha.net/?id=27&l=84146

