Eko Higjiena

VV: Ekzekutivi i papërgjegjshëm po i sjell shumë probleme qytetit‏

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qendra e Lëvizjes VV në Gjilan mbajti sot konferencë për media ku shpërfaqi disa nga problemet që po ia shkakton Komunës ekzekutivi. Këto ditë ishte paraparë që Kryetari i Komunës të raportojë në Kuvendin Komunal, me kërkesë të tij, mirëpo prapë se prapë ai nuk u paraqit në seancë. Më pas, drejtorët e drejtorive komunale kanë vërshuar portalet për të promovuar “punën” e tyre nëntëmujore, duke folur për rezultate të mëdha, pothuaj në të gjitha fushat. “Ata flasin për suksese të mëdha, për suksese të jashtëzakonshme, krenohen me rezultatet e tyre, të cilat as ne, por as qytetarët për çudi, as nuk po i prekin, as po i ndjejnë, dhe as nuk po i shohin”, tha asamblisti Nevzad Isufi, teksa fliste për punë të shumta të pakryera nga drejtoritë komunale.

Duke folur për Buletinin e Komunës, ai tha se në të janë hicc më pak se 75 fotografi të Kryetarit Haziri, dhe 44 tituj fillojnë me emrin e tij. “Pra, kemi të bëjmë ekskluzivisht me një reklamë të vetvetes, vizitave të tij jashtë vendit, takimeve me ministra e qeveritarë të tjerë. Assesi kjo nuk mund të quhet Buletin i Komunës, por reklamë e fotografive të Kryetarit të Komunës”.

Në seancën e Kuvendit Komunal u diskutua edhe për raportin e Drejtorisë së Arsimit, mirëpo nuk u dha përgjigje për punësimet pa konkurs të 33 punëtorëve të arsimit në më se 20 shkolla të qytetit e të fshatrave. “Nuk u dhanë përgjigje për transferet pa kritere nga një shkollë në shkollën tjetër. Nuk u dha përgjigje për zvarritjet e mëdha në renovimet e ndërtimet e sallave të edukatës fizike. Nuk u dha përgjigje për punësimet e ndërsjella të anëtarëve të familjeve të drejtorëve e funksionarëve të tjerë të komunës. Nuk u dha përgjigje për punësimet me kontratë në vepër në arsim Nuk u dhanë përgjigje për dështimet e regjistrimit të nxënësve në shkollën e agrobiznesit dhe regjistrimin e vonuar të disa nxënësve e hapjen e paraleleve e drejtimeve të reja në disa shkolla, e të tjera”, theksoi Isufi.

Hidromorava

Aktivisti Leonard Miftaraj tha se Gjilani po qeveriset nga një grusht i vogël njerëzish e me vendime ad hoc. “Dëshmi mbi këtë që po e them e keni rrugën “Mulla Idrizi”, pikërisht afër shtëpisë se Kryetarit të Komunës, ku për herë të tretë brenda një kohe shumë të shkurtër po punohet. Mungesa e informacioneve mbi investimet kapitale, njëkohësisht mungesa ne regjistrat e pasqyrave financiare të aseteve fikse, tregon shumë mbi efikasitet dhe përqendrimin qeverisës në Komunën tonë”, tha Miftaraj.

Ai shtoi se mungesa e shënimeve ne procesverbalet e Kryetarit në takimet me zyrtarët e tjerë te komunës, vërejtje kjo edhe nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, dëshmon se vendimet e Komunës merren në telefon apo jashtë zyrave nga grupe të ndryshme të interesit.

“Kuotimi i çmimeve nga Zyra e Prokurimit për ta shmangur konkurrencën si në rastet e furnizimit me teknologji informative vlera 30,990€, për pastrimin e shkollave vlera 21,000€ euro si dhe furnizimin me kamera sigurie vlera 16,212€, janë indikatorë të shumë problemeve në vazhdimësi. E njëjta praktikë është edhe tek subvencionet, ku kemi monitorim të dobët dhe mungesë të raporteve se a janë shfrytëzuar subvencionet konform propozimeve dhe qëllimeve te ndarjes”, tha në fund Miftaraj thuhet në njoftimin e VV./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.