Eko Higjiena

Plas sherri mes Thaçit dhe Veselit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ideja e rokadës në Qeveri, me ç’rast kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, do të hiqte dorë nga zgjedhja për president të vendit vitin tjetër, për ta rimarrë postin e kryeministrit, ndërsa kryeministri aktual, Isa Mustafa, ta marrë pozitën e të parit të shtetit, ka shkaktuar përplasje brenda zyrtarëve të lartë të partisë më të madhe në vend.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri” një propozim i tillë nuk është hedhur poshtë nga Thaçi, pasi që, ky i fundit, po qe se do të zgjidhej president i vendit, do ta humbte “timonin” e partisë, të cilin do ta merrte menjëherë Kadri Veseli, aktualisht kryetar i Kuvendit.

Mobi Casa

Po ashtu Thaçi, sipas këtyre burimeve, nuk është i interesuar t’i hynte garës për presidente, derisa disa deputetë të LDK-së kanë paralajmëruar publikisht votë kundër tij në Kuvendin e Kosovës. Në anën tjetër, zyrtarë të LDK-së nuk janë kundër idesë që Mustafa të zgjidhet president, për një mandat të ri 5-vjeçar, sidomos pas përplasjeve të fundit me opozitën në Kuvend, e cila po i kundërshton ashpër marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.